LIVE UPDATES
Aktualitet

Çelja e shkollave në Shqipëri, ekspertët: Qeveria e paqartë, s’ka infrastrukturë

29 Gusht 2020, 20:09 Nga DOSJA
Çelja e shkollave në Shqipëri, ekspertët: Qeveria e

Fillimi i vitit të ri shkollor në Shqipëri po shoqërohet me debate dhe analiza për shkak të pandemisë COVID-19. Mjaft ekspertë thonë se qeveria nuk ka një plan të qartë dhe se ka mjaft mangësi në infrastrukturën e shkollave, duke argumentuar se kjo situatë rëndohet edhe më shumë nga dëmtimi i mbi 100 shkollave nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Autoritetet thonë se mësimi do të zhvillohet me turne i alternuar me on line, ndërsa sqarojnë se vendimi për hapjen e shkollave mbështetet në disa tregues si kapacitetet shëndetësore, numri i vdekjeve dhe tek fakti se grupmosha e arsimit parauniveristar nuk ka paraqitur deri tani klinika të avancuara.

Vendimi i autoriteteve shëndetësore dhe arsimore në Shqipëri për çeljen e shkollave për afro 400 mijë nxënës të sistemit parauniveristar, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19, ka çelur një debat të nxehtë mbi sigurinë e shëndetit të fëmijëve. Ekspertë, prindër, mësues dhe zyrtarë po ndajnë një varg shqetësimesh dhe analizash mbi këtë vendim, që mbështetet në protokollin e ministrisë së shëndetësisë. Pedagogia për psikologjinë e zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve në Universitetin e Tiranës Arjana Muçaj i tha Zërit të Amerikës, se strategjia e strukturave shtetërore është e paqartë.

“Në kaq muaj pandemi, Instituti i Shëndetit Publik duhet të kishte bërë një analizë të thellë për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhen shkollat tona”- tha Arjana Muçaj, Pedeagoge për psikologjinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në Universitetin e Tiranës.

Zyrtarë të ministrisë së arsimit dhe të shëndetësisë sqarojnë se vendimi për hapjen e shkollave bazohet në përvojën e disa vendeve me kushte të ngjashme me Shqipërinë, tek kapacitetet shëndetësore dhe numri i vdekshmërisë.

“Protokollet e OBSH mbi rekomandimet për fillimin e një viti të ri shkollor kanë qenë prioritet. Ndërkohë paralelisht dhe Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive ka dhënë rekomandimet bazë për fillimin e një viti shkollor të ri”- u shpreh për Zërin e Amerikës Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP.

Në protokollin e hartuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë prioritet disa elementë që lidhen me distancën e fëmijëve në klasë, higjenën dhe ndërgjegjësimin.

“ Ka disa elementë, si distancimi fizik në 1.5 metra, duke përfshirë dhe nivelin e largësisë mes bankave, mbajtja e maskave, përdorimi i dezinfektantëve etj. Ka vështirësi, por duhet të biem dakort për një funksionim dhe zbatim të protokollit nga të gjitha strukturat”- tha Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP.

Por eskpertët ngrenë shqetësime në lidhje me respektimin e protokollit në kushtet e mbingarkesës së shkollave me nxënës. Në disa qytete të mëdha të vendit janë 32 shkolla me mbi 1 mijë nxënës.

“Në shkollat publike numri minimal i nxënësve është mbi 30. Kur themi minimalja mbi 30 do të thotë, që klasat tona shkojnë deri në 40 nxënës. Është shumë e vështirë të mendosh që distanca 1.5 metra do të zbatohet nga fëmijët dhe nga mësuesi përgjegjës që duhet të ruajë dhe fëmijët dhe veten”- u shpreh Arjana Muçaj, Pedeagoge për psikologjinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në Universitetin e Tiranës.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se kanë studiuar me vëmendje çdo detaj dhe propozojnë një alternim të mësimit në klasë dhe on line, në respektim të protokollit të strukturave shëndetësore.

“Kemi menduar në diskutim dhe me mjaft drejtorë të shkollave me numër të madh nxënësish, që një klasë të ndahet në dy klasa, në mënyrë të tillë që nxënësit të vendosen në mjedise duke ruajtur disatancimin fizik. Orët mësimore do bëhen më të shkurtra, 30 minuta nga 45 dhe në një shkollë që ka numër të madh nxënësish mund të zhvillohet mësimi deri në tre turne, duke filluar nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes. Lëndët që janë module apo lëndë dytësore do bëhen edhe on line. Dhe në udhëzuesin tonë parashikohen edhe orë mësimore në mjedise jashtë”- tha për Zërin e Amerikës Zamira Gjini Drejtore e Politikave të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në MASR.

Por ambjentet e mësimit pritet të mbingarkohen edhe më shumë pas dëmtimit të mbi 100 shkollave nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, disa prej të cilave janë në ristrukturim dhe disa pritet të rindërtohen.

“Në këto qytete ku ka shkolla të dëmtuara nga tërmeti ka qenë përqëndrimi ynë këto ditë, që kemi parë konkretisht se si do të veprohet. Janë marrë masat që nxënësit të shkojnë në shkollat e padëmtuara më dy ose 4 turne dhe disa orë t’i bëjnë dhe on line”- sqaroi Zamira Gjini, Drejtore e Politikave të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në MASR.

Drejtuesja e koalicionit të fëmijëve Linda Pino ngre një tjetër shqetësim që lidhet me kostot që shtohen mbi familjet e varfra për të pajisur fëmijët me maska dhe dezinfektant.

“Janë mbi 100 mijë fëmijë në Shqipëri të cilët e kanë të pamundur të ulen në bankat e shkollës dhë të ndjekin mësimin si bashkëmoshatarët e tyre. Për këta fëmijë të cilët jetojnë në kushtet e varfërisë si do të bëhet i mundur garantimi i elementëve që u japin atyre siguri në shkollë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Linda Pino koordinatore e Koalicionit të fëmijëve në Shqipëri.

Autoritetet zyrtare thonë se e kanë gjetur zgjidhjen jo vetëm për kategorinë e fëmijëve të pamundur.

“Ministria e Arsimit ka marrë masa për furnizimin me maska dhe me dezinfektantë në klasa për të gjithë nxënësit. Jemi duke punuar edhe me organizata joqeveritare të cilat kanë ofruar sponsorizim”- sqaroi Zamira Gjini Drejtore e Politikave të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në MASR.

Nga organizimi i ri i mësimit mësuesit do të rëndohen me orë mësimore, dhe zyrtarët thonë së ata do të paguhen për orët shtesë, ndërsa nënvizojnë se nëse do të jetë e nevojshme do të shtohet numri i tyre. Por për prindërit mbetet prioritet siguria e shëndetit të fëmijëve në kushtet kur në Shqipëri nuk respektohen rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Autoritetet shëndetësore thonë se kanë patur më herët eksperiëncë pozitive me çeljen e çerdheve dhe kopshteve, ndërsa sqarojnë se grupmosha e arsimit parauniversitar nuk paraqert rrezik për klinika të avancuara. E megjithatë hapja e shkollave në Shqipëri mbetet një sfidë jo vetëm për strukturat shtetërore në kushtet e mungesës së infrastrukturës mësimore në mjaft shkolla të vendit, por edhe për prindërit dhe mësuesit. Pikpyetja e madhe në prag të fillimit të vitit të ri shkollor mbetet respektimi i masave të propozuara nga ekspertët e shëndetit publik dhe ecuria e virusit.

Marrë nga VOA

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e shkollave rihapja e shkollave ne shtator hapja e shkollave rihapja e shkollave ne shtator

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni