Politike

Çelja e negociatave me BE-në, Meta me sytë nga Gjermania: Kanë marrë Presidencën, e rëndësishme për ne

VIDEO
Presidenti Ilir Meta ka këmbëngulur në angazhimin e plotë të të gjitha palëve për çeljen e negociatave të vendit me BE-në. 
Featured image of article: Çelja e negociatave me BE-në, Meta me sytë nga Gjermania: Kanë marrë Presidencën, e rëndësishme për ne Presidenti Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar si një “ogur” të mirë marrjen e presidencës së BE-së nga Gjermania. Në fjalën e tij, në takimin e përjavshëm me gazetarët, Meta ka këmbëngulur në angazhimin e plotë të të gjitha palëve për çeljen e negociatave të vendit me BE-në. 

Më tej, Meta ka përgëzuar edhe kalimin e emrit të ri në krye të KLSH-së, Arben Shehu, duke treguar detaje edhe nga vizita me paraardhësin e tij, Bujar Leskajn. 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dua të përshëndes votimin e Kuvendit për zgjedhjen e KLSH-së. Me këtë rast falenderoj 3 kandidatët e parë, ishin dinjitoz dhe përfaqësues por nuk u aprovuan. Uroj që ta drejtojë KLSH-në i pavarur, i paanshëm. Para se të vija këtu takova dhe prita zotin Bujar Leskaj, ish-kreun e KLSH-së. E falenderova për punën që ka bërë. I ofroj mbështetjen time KED dhe të përfundojë në kohë përfundimin e tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Të anagazhohemi të gjithë për kushtet e çeljes së negociatave. Drejtimin e BE-së e ka marrë Gjermania dhe kjo është periudhë e rëndësishme për ne. Duhet të merremi me përballimin e pandemisë dhe kushtet e BE-së,”-u shpreh Meta.

Ditën e sotme, kreu i shtetit, Ilir Meta ka kërkuar që fokusi i të gjitha lëvizjeve politike në vend të jetë tek çelja e negociatave me BE-në. Në fjalën e tij, Meta folur për situatën e koronavirusit në vend, emërimet në KED por nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të dekretonte zgjedhje në fund të prillit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment