Politike

Çelja e negociatave, Lleshaj: Kalon përtej çdo virusi dhe na bën krenar

Në një status në Twitter, Lleshaj shkruan se ka marrë edhe urimet e ambasadorëve të BE-së, SH.B.A.-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Holandës.
Featured image of article: Çelja e negociatave, Lleshaj: Kalon përtej çdo virusi dhe na bën krenar Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të madhe, e cila ngrihet mbi çdo virus dhe e bën të ndihet krenar. Në një status në Twitter, Lleshaj shkruan se ka marrë edhe urimet e ambasadorëve të BE-së, SH.B.A.-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Holandës.

 “Një një videokonferencë me ambasadorët e BE-së, SH.B.A.-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Holandës, u diskutua mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe për ecurinë e deritanishme të Operacionit Forca e Ligjit, pata kënaqësinë e madhe të pres edhe urimet e tyre për vendimin historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sot është një ditë e madhe, e cila ngrihet mbi çdo virus dhe na mbush me krenari, shpresë, por më së shumti me përgjegjësi të reja. Shqipëria është Europë!”- shkruan Lleshaj.

Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Politika shqiptare përgatitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment