Politike

Çelja e garës për aksin Milot Fier, Salianji: Nuk ka rrugë që ta ketë përfunduar Rama, Korridori Blu mund të financohej nga projektet rajonale të BE

Ndër rreshta, Salianji përmed rrugët e lëna gati nga qeveria e PD, dhe sipas tij, rruga Tiranë-Elbasan është ende e papërfunduar, Qukës-Qafë Plloçë, Lin-Pogradec pas 7 vitesh e papërfunduar, bypass-i i Fierit pas 7 vitesh ende i papërfunduar, po njësoj i Vlorës, e lënë rrugëve dhe Kardhiq-Delvinë, etj.
Featured image of article: Çelja e garës për aksin Milot Fier, Salianji: Nuk ka rrugë që ta ketë përfunduar Rama, Korridori Blu mund të financohej nga projektet rajonale të BE Ervin Salianji

TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas çeljes së garës për aksin rrugor Milot Fier. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se nuk ka asnjë rrugë rrugë të vetme kombëtare apo rurale që kryeministri Edi Rama ta ketë mbaruar në këto dy mandate.

Ndër rreshta, Salianji përmed rrugët e lëna gati nga qeveria e PD, dhe sipas tij, rruga Tiranë-Elbasan është ende e papërfunduar, Qukës-Qafë Plloçë, Lin-Pogradec pas 7 vitesh e papërfunduar, bypass-i i Fierit pas 7 vitesh ende i papërfunduar, po njësoj i Vlorës, e lënë rrugëve dhe Kardhiq-Delvinë, etj.

Rama nuk po bën rrugë po e ka bërë rrugë që të prodhojë para prej rrugëve! Në dy mandate Rama ende nuk ka përfunduar rrugët e lëna gati nga qeveria e PD, Tiranë-Elbasan ende e papërfunduar, Qukës-Qafë Plloçë, Lin-Pogradec pas 7 vitesh, bypass-i i Fierit pas 7 vitesh ende i papërfunduar, po njësoj i Vlorës, e lënë rrugëve dhe Kardhiq-Delvinë, asnjë ndërhyrje në aksin Tiranë-Shkodër, as mirëmbajtje si beri dot “Rrugës së Kombit” duke e dhënë me PPP…. nuk ka një rrugë të vetme kombëtare apo rurale që ta ketë përfunduar! Korridori Blu mund të financohej nga projektet rajonale të BE por Ramës nuk i intereson rruga dhe as kosto që ngarkon qytetarët, i intereson të prodhojë para nga rrugët me një çmenduri tjeter, 115 km për 1.2 Miliard Euro!!!”- shkruan Salianji.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme u çel gara për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Përmes një deklarate zyrtare, në video-live-n e publikuar nga kryeministri Edi Rama, vetë kryeministri dhe ministrja Belinda Balluku kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aks rrugor, që pritet të kushtojë më shumë se 1.2 miliardë euro dhe që do të jetë me pagesë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment