Politike

“PËRMBAHUNI!” Celibashi u bë thirrje partive politike: Keni vetëm 30 ditë kohë për fushatë, respektoni detyrimet e përcaktuara

Fushta Zgjedhore, siç edhe shkruhet në deklaratë fillon vetëm 30 ditë para zgjedhjeve dhe nuk lejohet shpërndarja e materialeve propagandistike para kohe.
Featured image of article: “PËRMBAHUNI!” Celibashi u bë thirrje partive politike: Keni vetëm 30 ditë kohë për fushatë, respektoni detyrimet e përcaktuara Ilirian Celibashi

TIRANË– Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të partive politike që të përmbahen në publikimin e materialeve propaganduese, para kohe. Në një deklaratë për mediat, Celibashi shkruan se partitë politike dhe subjektet zgjedhore duhet të përmbahen në respektimin e kërkesave të Kodit Zgjedhor dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.

Fushta Zgjedhore, siç edhe shkruhet në deklaratë fillon vetëm 30 ditë para zgjedhjeve dhe nuk lejohet shpërndarja e materialeve propagandistike para kohe.

Gjithashtu Celibashi kujton subjektet politike dhe kryetarët e bashkive që të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor.

Njoftimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Materialet propagandistike të lejuara vetëm gjatë fushatës zgjedhore.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me afrimin e fushatës zgjedhore u bën thirrje subjekteve politike dhe kryetarëve të bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor. Kryetarët e bashkive duhet të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve ligjore, diskrecionin e ligjshëm në përcaktimin e vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike.

Partitë politike dhe subjektet zgjedhore duhet të përmbahen në respektimin e kërkesave të Kodit Zgjedhor dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve. Ju kujtojmë subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore. Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.

KQZ kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore, në mënyrë që të mos cënohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment