Rajoni

“Çelësi” i qeverisë së re malazeze/ Mediat serbe “përndjekin” Dritan Abazoviç: Çetniku shqiptar hyri në politikë që 20 vjeç, i vëllai dhe motra jetojnë në Beograd

Kohët e fundit, në Serbi është rritur interesi për të dhe mediat i janë “futur me kokë” të shkuarës dhe familjes së tij duke publikuar detaje të reja. Vëllai dhe motra, e atij që serbët e quajnë “çetniku shqiptar”, janë mjekë dhe punojnë e jetojnë në Beograd.
Featured image of article: “Çelësi” i qeverisë së re malazeze/ Mediat serbe “përndjekin” Dritan Abazoviç: Çetniku shqiptar hyri në politikë që 20 vjeç, i vëllai dhe motra jetojnë në Beograd Xhihan dhe Dritan Abazoviç

BEOGRAD– Mediat serbe kanë vendosur në qendër të vëmendjes së tyre shqiptarin Dritan Abazoviç, i cili fitoi 4 mandate nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi.

Kohët e fundit, në Serbi është rritur interesi për të dhe mediat i janë “futur me kokë” të shkuarës dhe familjes së tij duke publikuar detaje të reja. Vëllai dhe motra, e atij që serbët e quajnë “çetniku shqiptar”, janë mjekë dhe punojnë e jetojnë në Beograd.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Motra dhe vëllai i Dritan Abazoviç, të dy specialistë mjekësorë, jetojnë në Beograd, ku kanë ndërtuar karriera të lakmueshme. Ndërsa vëllai i tyre, i cili konsiderohet si “çelësi” i qeverisë së re në Mal të Zi i është dedikuar politikës. Ja disa detaje nga jeta e tij private. Dritan Abazoviç është 35 vjeç, dhe ai është përfshirë në politikë që kur 15 vjet më parë. Ai është një nga themeluesit e partisë politike “Mali i Zi Pozitiv” në 2012, e cila më pas fitoi shtatë vende në Kuvend, duke e bërë Abazoviç deputetin më të ri në sallë. Dy vjet më vonë, ai u largua nga partia dhe funksionoi si deputet i pavarur deri në vitin 2015, kur u bashkua me Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), parti që sot e drejton.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Karriera të lakmueshme e të vëllait

Dr. Xhihan Abazoviç, një specialist në Urgjencës, i cili është një ekspert i njohur në fushën e mjekësisë rigjeneruese dhe përdorimit të qelizave për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, për të cilat ai flet shpesh në mediat serbe. Ai merret me përdorimin e qelizave staminale në ortopedi, neurologji dhe në trajtimin e COVID-19, ndërkohë mban edhe postin e nënkryetarit të Shoqatës për Biologji dhe Mjekësi Rigjeneruese.

Përveç kësaj, ai është autor dhe bashkëautor i punimeve të shumta në fushën e mjekësisë rigjeneruese. Xhihan përfundoi studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit, ku gjithashtu përfundoi një specializim si mjek Urgjence.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment