Aktualitet

‘Çelësi’ është tek kamerat e Rezidencës Ushtarake Turke, Klodiana Lala: Mund të zbardhin atentatin ndaj Gjinit

E ftuar në “Real Story”, Lala u shpreh se kamerat e këtij institucioni mund të zbardhë shumë gjëra dhe që janë ‘çelësi thelbësor’.
Featured image of article: ‘Çelësi’ është tek kamerat e Rezidencës Ushtarake Turke, Klodiana Lala: Mund të zbardhin atentatin ndaj Gjinit Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se e gjithë ngjarja mund të zbulohet nga kamerat e sigurisë së Rezidencës Ushtarake Turke. E ftuar në “Real Story”, Lala u shpreh se kamerat e këtij institucioni mund të zbardhë shumë gjëra dhe që janë ‘çelësi thelbësor’.

Në mëngjes isha në vendngjarje dhe kam biseduar më rojet e përfaqësisë diplomatike turke, por nuk më dhanë detaje. Mendohet se kamerat e sigurisë të këtij institucioni mund të shërbejnë për pamje. Sigurisht që ekzekutorët kanë qenë në zonë, pasi kanë monitoruar dhe vëzhguar në çdo hap Gjinin,”- tha gazetarja Lala.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment