Aktualitet

Çela “u tërheq veshin” drejtuesve të prokurorive të veriut: Sukses i mangët, duhet që të rrisni metodat speciale të hetimit

Çela u ka kërkuar prokurorëve që të rrisin metodat speciale të hetimit.
Featured image of article: Çela “u tërheq veshin” drejtuesve të prokurorive të veriut: Sukses i mangët, duhet që të rrisni metodat speciale të hetimit Olsian Çela

Tiranë- Olsian Çela, Prokurori i Përgjithshëm në analizën vjetore të prokurorive të apelit në qytetet e veriut të vendit, ka shprehur pakënaqësi me rezultatet në lidhje me hetimin e veprave penale. Çela u ka kërkuar prokurorëve që të rrisin metodat speciale të hetimit.

“Jemi në fazë rikonstruksioni. Duket se më SPAK relativizohen prokuroritë por në fakt ne jemi depozita e madhe që të dërgon në rrjetet kriminale. Prej jush duhet të rriten metodat speciale të hetimit. Janë momente shumë të rëndësishme pasi ju duhet të perfeksiononi metodikat. Pastrimi i parave është një fushë tjetër objektivi.  Hetimi për çështjet penale ka pasur sukses të mangët. Duhet të grumbullojmë prova te krimi financiar. Duhet të aplikojmë ligjin anti-mafia. Shkodra, Lezha dhe Kukësi kanë forma të ndryshme krimi. Ju keni përvojën për ta bërë përballjen në mënyrën e duhur.”, është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në veri të vendit muajt e fundit është rritur ndjeshëm nurmi i vrasjeve. Disa nga personat që janë ekzekutuar janë Gëzim Gjyriqi, Kastriot Reçi, apo edhe vrasja e dyfshitë që ndodhi dy ditë më parë në Rrëshen, ku autor është Fatmir Kolecaj.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment