Aktualitet

Çela premton hetime të thelluara për dëmet e tërmetit: Do kthejmë besimin tek drejtësia, prokuroria do spikasë (VD)

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, premtoi hetime të thelluara për tërmetin, duke shtuar se do gjenden mekanizmat e duhur që të publikut ti kthehet besimi tek drejtësia dhe prkuroria të tregojë se është në lartësinë e duhur.

TIRANË- Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela, në fjalën e tij prezantuaese u shpreh shumë optimist se në punën e tij në krye të akuzës do të bëjë një punë të mirë. Çela u shpreh se deri tani është bërë një punë e mirë, në një situatë jo të favorshme, por tani që do ngirhen institucionet e reja, Prokuroria kërkon inmpulse të reja.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, premtoi hetime të thelluara për tërmetin, duke shtuar se do gjenden mekanizmat e duhur që të publikut ti kthehet besimi tek drejtësia dhe prkuroria të tregojë se është në lartësinë e duhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E vlerësoj për transparencën që ne si institucion duhet të kemi ndaj medias dhe publikut. Unë e falenderoj Markun për punën e bërë gjatë këtyrë dy viteve dhe për këtë që ka bërë. Marku ka punuar në një fazë tranzicioni dhe ka bërë më të mirën e mundshme. Tani jemi në një fazë të re, pasi po ngrihen institucionet e drejtësisë. Besoj se janë mundësitë, ekziston mbështetja për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Rezultatet e punës sonë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Në këto kushte unë mendoj se ka tashmë mundësi përmes të cilave që prokuori të ndryshojë, për t’i dhënë jetë ideve të reja dhe të arrijmë ato që të gjithë presim me padurim. Vendi po përballet me një krizë, për shkak të ngjarjeve në fund të muajit nëntor, dhe përgjigja që duhet të japë prokuroria duhet të spikas. Njerëzit kërkojnë drejtësi, prandaj kjo kërkon një angazhim maksimal dhe të tregojmë se jemi në lartësinë e duhur”, u shpreh Çela.

Arta Marku i ka lënë sot detyrën Olsian Çelës. Marku tha se këto dy vite kishte punuar mirë dhe pse situata nuk ishte e favorshme. Çela nga ana tjetër tha se do punojë që të kthejë besimin e popullit tek drejtësia. Kryeprokurori i ri bëri dhe një premtim se Prokuroria do spikasë në hetiemt që do bëhen për tërmetin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment