PolitikeSociale

Çeku i bebes, Manastirliu në Berat: 1700 prindër morën paratë në janar, nisim punën për maternitetin e ri

Ministrja deklaroi se 1700 prindër kanë tërhequr çekun e bebes vetëm gjatë muajit Janar
Featured image of article: Çeku i bebes, Manastirliu në Berat: 1700 prindër morën paratë në janar, nisim punën për maternitetin e ri Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë
Përditësuar:

BERAT- Në inspektimin që bëri në spitalin rajonal të qytit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu premtoi se gjatë vitit 2019 do të nisë puna për të ndërtuar maternitetin e ri të  këtij qyteti. Gjithashtu, Manastirliu foli edhe për çekun e bebes, një paketë lehtësuese e lançuar nga qeveria në vitin 2018 për të nxitur lindjen e fëmijëve tek çiftet e reja.

Ministrja deklaroi se 1700 prindër kanë tërhequr çekun e bebes vetëm gjatë muajit Janar

Jemi këtu për një lajm të shumëpritur për qytetarët e Beratit dhe zonave përreth, sepse kemi përfunduar projektin dhe këtë vit jetësohet premtimi i Qeverisë për të rehabilituar Maternitetin e Beratit. Në kuadër të politikave tona për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit, pas ndërtimit të Maternitetit të ri të Korçës dhe Sarandës, këtë vit nisin investimet edhe në maternitetet e Lezhës, Kukësit, Pogradecit, Matit dhe Beratit.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Me një procedurë të thjeshtë, pranë 37 sporteleve në çdo maternitet në vend, familjet që gëzohen me fëmijë, regjistrojnë të porsalindurit dhe përfitojnë menjëherë çekun e bebes, në vlerë 40.000 lekë për fëmijën e parë, 80.000 lekë për fëmijën e dytë, 120.000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim.

Shto Koment