Bota

Çekia fiton betejën me Covid-19/ Rihap kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka bërë me dije se udhëtimet do të bëhen me masa kufizuese, ku të gjithë do të paraqitin një test ku kanë rezultuar pozitiv ose do t’ nënshtrohen kontrollit të policisë.
Featured image of article: Çekia fiton betejën me Covid-19/ Rihap kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë Foto Ilustruese

ÇEKI-Republika Çeke ditën e sotme ka njoftuar se do të hap kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, që nga ditën e nesërme. Ndërkohë Ministria e Brendshme ka bërë me dije se udhëtimet do të bëhen me masa kufizuese, ku të gjithë do të paraqitin një test ku kanë rezultuar pozitiv ose do t’ nënshtrohen kontrollit të policisë.

Kufijtë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë janë mbyllur në mes të marsit, për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Republika Çeke, e cila ka konfirmuar afro 9,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 315 viktima, ka nisur lehtësimin e masave të izolimit qysh në fillim të majit. Ngjashëm edhe Gjermania dhe Austria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:Ruters

(A.K.dosja.al)

Shto Koment