Bota

Çekët i japin ‘lamtumirën’ Covid-19/ Marrin ushqime e pije nga shtëpia, së bashku e pa distancë sociale festojnë në tavolinën 500 metra të gjatë

Mijëra të ftuar janë ulur në një tryezë 500 metra të gjatë  në urën Charles në Pragë ditën e djeshme duke ndarë me njëri-tjetrin ushqime dhe pije që marrë vet qytetarët nga shtëpitë e tyre.  
Featured image of article: Çekët i japin ‘lamtumirën’ Covid-19/ Marrin ushqime e pije nga shtëpia, së bashku e pa distancë sociale festojnë në tavolinën 500 metra të gjatë Pamjet nga festa ne Çeki

ÇEKI– Organizata Botërore e Shëndetit   paralajmëroi këtë javë se pandemia nuk ka mbaruar ende, madje sipas kreut të OBSH ende nuk ka kaluar vala e parë, prandaj do të duhen edhe shumëkohë deri në përfundimin e këtij virusi.

Megjithatë qytetarët e Republikës Çeke duket se nuk duan t’ia dinë aspak për Covid-19, pasi në disa foto të bërë virale në mediat e huaja shihet se është organizuar një festë për t’i dhënë koronavirusit një “lamtumirë simbolike”.

Pamjet nga festa ne Çeki

Mijëra të ftuar janë ulur në një tryezë 500 metra të gjatë  në urën Charles në Pragë ditën e djeshme duke ndarë me njëri-tjetrin ushqime dhe pije që marrë vet qytetarët nga shtëpitë e tyre.  Vizitorët u bashkuan me fqinjët e tyre dhe shihet qartë që nuk kishte distancim social, veprim ky që njerëzit  në  më shumë se 200 shtete të  botës e kanë të vështirë të organizojnë festa të tilla.

Pamjet nga festa ne Çeki

Ka pasur më pak se 12,000 infeksione në Republikën Çeke, një vend me 10 milionë banorë. Rreth 350 njerëz kanë vdekur.

Organizatori i gjithë festës u shpreh se festa ishte e mundur për shkak të mungesës së turistëve në qytetin më të bukur e të famshëm në botë. Imazhet nga festimet tregojnë se njerëzit ishin ulur së bashku, duke pirë teksa ndiqnin edhe këngët e artistëve vendas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamjet nga festa ne Çeki

“Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lejuar njerëzit të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë të takohen, se nuk kanë me frikë të marrin një copë sanduiç nga fqinji i tyre.”- u shpreh Ondrej Kobza, organizator i festës dhe pronar i një kafeneje në qytet.

Kjo festë në Republike Çeke vjen në një kohë kur vendi po vazhdon të heqë kufizimet e saj të bllokimit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment