Bota

Çekët i japin ‘lamtumirën’ Covid-19/ Festojnë së bashku në tavolinën 500 metra të gjatë (FOTOT)

Mijëra të ftuar janë ulur në një tryezë 500 metra të gjatë në urën Charles në Pragë ditën e djeshme duke ndarë me njëri-tjetrin ushqime dhe pije që marrë vet qytetarët nga shtëpitë e tyre.

ÇEKI– Organizata Botërore e Shëndetit   paralajmëroi këtë javë se pandemia nuk ka mbaruar ende, madje sipas kreut të OBSH ende nuk ka kaluar vala e parë, prandaj do të duhen edhe shumëkohë deri në përfundimin e këtij virusi.

Megjithatë qytetarët e Republikës Çeke duket se nuk duan t’ia dinë aspak për Covid-19, pasi në disa foto të bërë virale në mediat e huaja shihet se është organizuar një festë për t’i dhënë koronavirusit një “lamtumirë simbolike”.

Vizitorët u bashkuan me fqinjët e tyre dhe shihet qartë që nuk kishte distancim social, veprim ky që njerëzit  në  më shumë se 200 shtete të  botës e kanë të vështirë të organizojnë festa të tilla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment