Politike

Ceka: Nano bënte për çerek ore, atë që Berisha e bënte për një vit…

Ai shtoi gjithashtu se Nano rrinte vetëm gjysmë ore në zyrën e kryeministrit, porn ë atë gjysmë ore, iaa kishte dalë të bënte reformën e privatizimit, në mënyrë më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private e mediat.
Featured image of article: Ceka: Nano bënte për çerek ore, atë që Berisha e bënte për një vit… Neritan Ceka

TIRANË– I ka njohur të dy nga afër dhe mes Sali Berishës e Fatos Nanos, Neritan Ceka veçon këtë të fundit. Në një intervistë për ‘Opinion’, teksa fliste për dy ish-kryeministrat, Ceka tha se Fatos bënte për vetëm çerek ore atë që Berishës mund t’i duhej edhe një vit për ta bërë.

Ai shtoi gjithashtu se Nano rrinte vetëm gjysmë ore në zyrën e kryeministrit, porn ë atë gjysmë ore, iaa kishte dalë të bënte reformën e privatizimit, në mënyrë më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private e mediat.

“Si vizionar ka qenë padyshim Nano. Nano me një çerek ore bënte atë që Berisha e bënte për një vit, e që se bëri dot. Pra, shkonte në zyrë, se unë kam qenë Ministri i tij, i bije telefonit nga ora 8 e gjysmë, në 9, nuk ishte, në 10, në 11 nuk ishte. I bije në 2 e gjysmë, thoshte sekretarja erdhi dhe iku. Pra në atë gjysmë orë që rrinte në zyrë, bëri reformën e privatizimit, në mënyrë më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private, i krijoi ai. Bëri TV, ja këtu jemi për shkak të Nanos. Mediat i mbajti në xhepin e xhaketës doktori dhe i vetmi që i nxori dhe i bëri media europiane, ishte Nano,”- tha Ceka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Ceka: Nano bënte për çerek ore, atë që Berisha e bënte për një vit…

  1. Duhet me bo peticion te kthejm Nanon ne Politike …kta tjeret …jan dru me pre..

  2. Alo Neritani jam. Harrova tu them se kam krahasuar Nanon me Berishen e pushtetit te pare. Harrova qe Berisha pas 2005 e la Nanon me kilometra pas ne arritje.
    Por Nano me pelqente ngaqe ishte komunist si puna ime dhe aty me ka mbetur mendja, ngaqe keta Rilindasit nuk me afruan.
    Se desh harrova, Nanon e bera mik kur ne Vlore ne ‘97 bashke me Ben Imamin therrisja “o djema rrembeni armet, ja vdekje ja liri”.
    Pastaj vajti si vajti ….

Shto Koment