Sport

Ceferin: “Shpresoj që finalja e Portos të jetë simboli i ringjalljes së Europës

“Tifozët kanë vuajtur për 12 muaj, duke mos i parë në stadium skuadrat e tyre, edhe pse ato shkuan në finalen e Champions League, që është kulmi i futbollit. Pas një viti duke duruar, nuk është e drejtë që ata të mos keni shansin të shohin ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen më të madhe të sezonit”
Featured image of article: Ceferin: “Shpresoj që finalja e Portos të jetë simboli i ringjalljes së Europës

ZVICER – Për të dytin vit radhazi, Stambolli “humb betejën” me UEFA-n. Për të dytin vit radhazi, Portugalia “fiton betejën” me UEFA-n. Kjo ishte disi e paralajmëruar, të mërkurën UEFA zyrtarizoi qëndrimin e saj, e kushtëzuar nga masa anti-Covid-19. Finalja e Champions League do të zhvillohet më 29 maj, në stadiumin “Dragao” të Portos dhe jo në “Ataturk” të Stambollit, sikur ishte programuar në fillim.

Në stadiumin “Dragao” do të lejohen 12 mijë tifozë dhe normalisht pritet të ketë një tjetër atmosferë. Në lidhje me gjithë situatën e krijuar, ka folur edhe presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin.

“T’u heqësh mundësinë tifozëve të shohin ndeshjet, personalisht për mua nuk është një mundësi. Jam i lumtur që u gjet marrëveshja. Tifozët kanë vuajtur për 12 muaj, duke mos i parë në stadium skuadrat e tyre, edhe pse ato shkuan në finalen e Champions League, që është kulmi i futbollit. Pas një viti duke duruar, nuk është e drejtë që ata të mos keni shansin të shohin ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen më të madhe të sezonit”,- është shprehur Ceferin mes të tjerash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vështirësitë për të lëvizur ishin të mëdha dhe Federata Angleze e Futbollit dhe autoritete bënë të gjitha përpjekjet që ndeshja të luhej në Angli. Dua t’i falënderoj ata për punën e tyre në përpjekje që finalja e Champions të zhvillohej në Mbretërinë e Bashkuar. Federata Turke e Futbollit dhe autoritetet atje gjithmonë kanë qenë partnerë të mirë të UEFA-s dhe shpresoj që në Stamboll dhe në Turqi të luhet një tjetër finale Champions League në të ardhmen. Shpresoj që finalja e Portos të jetë simbol i shpresës për ringjalljen e Europës nga një periudhë e vështirë dhe tifozët të kenë mundësi të këndojnë për ekipet e zemrës dhe ta bëjnë këtë finale si më të mirën e futbollit”,- ka përfunduar presidenti Ceferin.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment