Sport

Ceferin: Europiani do të ndryshojë formulë

Zhvillimi i kampionatit Euro 2021 me formulën lëvizëse, ashtu siç ishte parashikuar për këtë Europian, që në të vërtetë duhet të luhej në 2020, duket se nuk do të funksionojë.
Featured image of article: Ceferin: Europiani do të ndryshojë formulë New UEFA president Aleksander Ceferin during the UEFA EURO 2020 launch event at London City Hall.
Përditësuar:

SPANJE – Pandemia ka kushtëzuar jetesën në të gjitha format e saj. Futbolli, një aktivitet kaq publik dhe popullor, sigurisht mbetet një ndër më të prekurit e kësaj situate. Zhvillimi i kampionatit Europianit 2021 me formulën lëvizëse, ashtu siç ishte parashikuar për këtë Europian, që në të vërtetë duhet të luhej në 2020, duket se nuk do të funksionojë.

Në një intervistë për mediat spanjole, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka deklaruar se do të pësojë ndryshime formula e zhvillmit të Europianit në disa shtete. “Ne jemi të sigurt se do të luhet, por ndoshta vetëm në një vend,” – tha numri 1 i qeverisë europiane të ftbollit.

Sa i përket formulës “Final Four” të Ligës së Kampionëve, Ceferin theksoi: “Është një opsion, por pas vitit 2024. Formati i vitit të kaluar u favorizua nga koronavirusi, por ishte interesant. Një finale me 8 skuadra është e vështirë, për shkak të kalendarit, por një “Final Four”, me një javë futboll, do të ishte një ngjarje e shkëlqyeshme që mund të organizohej në qytete të mëdha”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VAR? “Ndihmon futbollin, por gjithashtu mund ta dëmtojë atë. Nuk ka kthim prapa, por ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. “

B.T (Dosja.al)

Shto Koment