LIVE UPDATES
Insights

CDU demonstroi unitet

23 Nëntor 2019, 17:44 Nga DOSJA
CDU demonstroi unitet

GJERMANI- Në kongresin e CDU-së, që përfundoi në Lajpcig të shtunën, partia kristiandemokrate tregoi se di të ruajë unitetin. Kongresi ishte më shumë një shkëmbim i vakët i qëndrimeve, se një përplasje e ashpër, siç u përfol në media më parë. Kongresi refuzoi kërkesën e Unionit të të Rinjve (JU) për një votim të gjerë të anëtarëve për të vendosur mbi kandidaturën për kancelar/e. Të rinjtë kristiandemokratë argumentojnë, se një parti moderne, duhet të dëgjojë bazën e vendimin për kandidatin apo kandidaten për kancelar të mos e marrë në „dhomat e pasme”. Por Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak paralajmëroi ndërkohë, se marrja me muaj vetëm me veten, mund ta dëmtojë partinë, si ndodhi tek SPD-ja.

Huawei, digjitalizimi, pensionet

Mjaft tema u diskutuan në dy ditët e kongresit, pasi kryetarja e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, ia doli të shtrëngojë radhët e delegatëve me çështjen e papritur të votëbesimit që shtroi e miratimit që mori për veten. Në kongres u morën disa vendime për tema të debatuara. CDU kërkon të mbrojë rrjetin mobil gjerman nga përgjimi i mundshëm nga Kina e shtete të tjera. Në zgjerimin e rrjetit 5G do të marrin pjesë ato firma „ku është i përjashtuar ndikimi përmes një shteti të tretë në infrastrukturën e rrjetit 5G.” Vendimi nuk përmend emra, por kuptohet, se është adresuar Huawei, koncerni kinez i Telekomit, për të cilin debatohet në Gjermani, se mund të instrumentalizohet nga Kina.

Në kongresin e saj, CDU vendosi edhe për përmirësimin e infrastrukturës së digjitalizimit. Ajo duhet kuptuar si „shërbim i rëndësishëm publik” thuhet në „Kartën digjitale”, dokumentin e miratuar posaçërisht në kongres. CDU dënon me „vendosmëri të plotë” gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e saj në internet.

Ndërsa lidhur me çështjen e pensioneve, aq të debatuar në Gjermani, kristiandemokratët u shprehën, se do të mbeten tek kompromisi i arritur me SPD për pensionin bazë, por duhen respektuar të gjitha kushtet për të. CDU-ja do të shtojë atraktivitetin për pensionin e ashtuquajtur „Riester”, ku krahas kontributit të punëmarrësit, edhe shteti jep një shumë të caktuar parash në vit. Oferta më atraktive duhet të bindin njerëzit për të investuar më shumë në sigurimin privat të pensionit.

Partia theksoi edhe njëherë bindjen e saj për frenimin e borxheve dhe „zeros së zezë”-mos marrjen e borxheve të reja. Ajo parashikon, që për të forcuar ekonominë gjermanë të lehtësohen sipërmarrjet nga tatimet dhe të reduktohet burokracia. Vendimin për një kuotë të detyruar për gratë në poste dhe mandate, CDU-ja e ka shtyrë për vitin e ardhshëm.

Si traditë flet në kongresin e partisë CDU, edhe kreu i partisë kristiansociale, CSU. Markus Söder premtoi para delegatëve të CDU-së, se nuk do të ketë më përplasje, si në rastin e krizës së migracionit, dhe deklaroi si kundërshtar të përbashkët, Të Gjelbrit. Kurse si armik ai deklaroi partinë populiste të djathtë, AfD. „AfD është NPD-ja e re”, tha Söder, e „me njerëz të tillë nuk bën asgjë, por vetëm i lufton ata.”

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione cdu zgjedhjet ne cdu cdu zgjedhjet ne cdu

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni