Showbiz

“Çdo vit duket si 20 vjeçe”, Eli Fara feston 53-vjetorin beqare, sekreti i rinisë së këngëtares… (FOTO)

Pavarësisht se mbi 53-vjeç, këngëtarja duket mjaft në formë për moshën që ka.
Featured image of article: “Çdo vit duket si 20 vjeçe”, Eli Fara feston 53-vjetorin beqare, sekreti i rinisë së këngëtares… (FOTO) Eli Fara, kengetare.

TIRANË– Eli Fara, një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar ka festuar 53-vjetorin e lindjes më datë 21 maj, ndërkohë që Shqipëria është ende nën masat e kufizimit për shkak të koronavirusit.

Në këtë ditë të veçantë për nënën e saj,  vajza e këngëtares, Marina i ka bërë një dedikim në rrjetet sociale teksa publikoi një foto të Elit me buqetën e luleve.

“U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!”- ka shkruar ajo krahas fotos. Pavarësisht se mbi 53-vjeç, këngëtarja duket mjaft në formë për moshën që ka.

Dhurata e Marines per Elin.
Gjithashtu mes shumë urimesh që ka marrë për ditëlindje, nuk kanë munguar edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe pamjen e re të Elit.

Mes shumë prej tyre në komentues shkruan me humor: Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shumë të tjerë shkruajnë se këngëtarja është ende kaq në formë, e re dhe e bukur për shkak që akoma single dhe pa një patner në krah.

Sigurisht që mes shumë urimesh nuk ka munguar as urimi që këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe i ka bërë Elit.

Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem Zotit të të japë jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzojë zemrën me gjithçka dëshiron e meriton! E ti meriton shumë, fisnike. E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës sime.”- ka shkruar Aurela.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment