BlogEkonomi

Ç’do të përfitohet nga paketat e qeverisë, nga 650 të premtuara në letra do të marrim vetëm 60 milionë euro

Qeveria në TV thotë që do japi 650 milion €, në letra planifikon nja 60 milion dhe në fund të gjithë do marrin nga një shtëpi...
Featured image of article: Ç’do të përfitohet nga paketat e qeverisë, nga 650 të premtuara në letra do të marrim vetëm 60 milionë euro Foto ilustruese

Që të kuptojmë të gjithë se ç’do tē përfitohet nga paketat e qeverisë, na ndihmoi Ben Ahmetaj dje me performancën e vet në OPINION.
—————–
Tigri – Ne kemi ingranuar paketa ndihmë me vlerë 75 miliardë lek, që me kursin 125 lek, i bie nja 650 milionë € (..plus minus 50 milion..Pyetja që lind është “kush ia ka dhënë matematikën këtij?”)

Fevziu – Po mund të na i specifikosh si bëhen 650 milion.

Tigri – Po ja paketa e parë 120 milionë (wwoowww…paketa e parë 6.5 miliardë ishte gjithsej, i bie nja 52 milion €, kur i çoi 120 milionë???..).

Paketa e dytë ishte 70 milion. Të dyja bashkë bëjnë 190 milion €.

Plus 150 milion € kamatat e energjisë. (kamatat e kujt, se këtu t’i presin dritat po s’paguajte 1 muaj 30€, le më të krijosh 150 milion € kamata?)

Në total bëjnë 340 milion. Plus 100 milion € garancia shtetërore
(po 100 milionët janë kolateral nuk do falen. Po s’u kthyen kreditë do sekuestrohen bizneset. Kjo s’është ndihmë..)

Në total bëjnë 440 milionë €.

(Pastaj rri kruan kokën se e kupton që për tu bërë 650 milionë € sa ka thënë në fillim, i duhet të gjejë dhe 210 milionë € të tjera. Pasi mendohet pak, këput perlën e rradhës..)

440 janë këto, plus paketat e dyta..bëjnë në total 650 milion(????? Cilat paketa të dyta? Po a nuk e përmende më parë paketën e dytë 70 milion??? Apo futja, varja, se e ha TV Kukësi..)
——————

E pra, kur dëgjova Tigrin, mu kujtua ajo barcaleta e famshme e qytetarëve që shkonin tek deputeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputeti – Z.qytetar çfarë kërkon që të të ndihmojë shteti?

Qytetari 1 – Po një shtëpi do doja se jam pa shtëpi.

Deputeti – Mbaj shënim. Shtëpi. Tjetri.

Qytetari 2 – Z.deputet unë do të doja lesh.

Deputeti – Si lesh?

Qytetari 2 – Po po, lesh.

Deputeti – Po mire. Shënoji dhe këtij një shtëpi.

Qytetari 2 – Po si shtëpi?

Deputeti – Po se edhe ai që kërkoi shtëpi, lesh do marri. Njëlloj ështē.
—————-
Pra si përfundim, qeveria në TV thotë që do japi 650 milion €, në letra planifikon nja 60 milion dhe në fund të gjithë do marrin nga një shtëpi…

Shto Koment