Politike

“Çdo takim një mashtrim”/ Berisha publikon videon kur qytetarja i thotë Ramës se nuk kanë ujë, si reagon kryeministri

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetares se shumë shpejt do të kenë edhe ujë në banesat e tyre.
Featured image of article: “Çdo takim një mashtrim”/ Berisha publikon videon kur qytetarja i thotë Ramës se nuk kanë ujë, si reagon kryeministri Edi Rama dhe qytetarja

TIRANË- Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga inspektimet e kryeministrit Edi Rama në zonat e rindërtimit. Pamjet janë marrë nga ato që vetë Rama publikon në profilin e tij në Facebook dhe shfaqet një moment, kur një banore e zonës, që falënderon kryeministrin për ndërtimet që po bën.

Më tej, ajo i thekson Ramës që banorët nuk kanë ujë.

“Bravo, bravo me këto ndërtimet, por vetëm uji na mungon“, shprehet zonja. Ndërsa kryeministit i përgjigjet: “Po punojmë me ujin, jemi duke punuar për të gjitha me bashkitë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë për këtë video  Sali Berisha shkruan: “Nga seriali: Ne çdo premtim nje mashtrim! Ndiqeni videon e meposhtme.”

J.V/Dosja.al 

Shto Koment