AktualitetDiasporaRajoni

“Çdo gjëje i vjen fundi”, kush ishte biznesmeni Kamer Idrizi që u vra mbrëmë me breshëri, pozat me gjarpërin në duar dhe familjarët

Idrizi përveç jetës sociale dukej mjaft i lidhur edhe me familjen ku vazhdimisht postonte foto nën shoqërinë e familjarëve, nipave e mbesave e nënës së tij.
Featured image of article: “Çdo gjëje i vjen fundi”, kush ishte biznesmeni Kamer Idrizi që u vra mbrëmë me breshëri, pozat me gjarpërin në duar dhe familjarët Kamer Idrizi
Përditësuar:

MAQEDONIA E VERIUT– Kamer Idrizi, shqiptari i cili u ekzekutua një natë më parë në Maqedoninë e Veriut me breshëri plumbash me kallashnikovi, njihej edhe më parë nga policia si person problematik.

Idrizi kishte në pronësi hotelin e njohur në Shkup “Aleksandër Palace”. Në vitin 2019, disa persona të maskuar gjuajtën me breshëri plumbash ndaj hotelit të tij në Shkup, por Idrizi dhe shokët e tij shpëtuan paq.

Shqiptari maqedonas ishte shum aktiv gjithashtu edhe në rrjetin e tij social në ‘Facebook’ ku publikonte vazhdimisht foto nga jeta e tij e përditshme në të cilën përfshihej edhe politika. Ajo çfarë duket e çuditshme është se Idrizi pak kohë më parë kishtë postuar në ‘Facebook’ një foto ku dukej me një gjarpër në dorë. Krah fotos shkruan: Çdo sendi i vjen fundi!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Idrizi përveç jetës sociale dukej mjaft i lidhur edhe me familjen ku vazhdimisht postonte foto nën shoqërinë e familjarëve, nipave e mbesave e nënës së tij.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment