Sport

Çdo gjë e përfunduar! Marash Kumbulla firmos kontratë 5 vjeçare me Romën, lojtari do të zbarkojë në kryeqytetin italian në orën 16:35

Futbollisti do të firmosë për 5 vjet me klubin e drejtuar nga Fonseca me të cilët do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon plus bonuset
Featured image of article: Çdo gjë e përfunduar! Marash Kumbulla firmos kontratë 5 vjeçare me Romën, lojtari do të zbarkojë në kryeqytetin italian në orën 16:35 Marash Kumbulla

ROMË-Marash Kumbulla do të jetë futbollisti më i ri i Romës. Pas shumë tentativave të Lazios dhe Interit, mbrojtësi shqiptar ka pranuar ofertën e kryeqytetasve, duke mbyllur një “telenovelë” të gjatë.

Pavarsisht bisedimeve të shumta mes drejtuesve të Veronës dhe atyre të Interit e Lazios, presidenti i Veronës, Setti nuk priti më dhe pranoi ofertën e Romës që i paraqiti një marrëveshje për huazimin 1-vjeçar të 20-vjeçarit me detyrim blerjeje sezonin e ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi diskutoi me agjentin e tij, Kumbulla i ktheu përgjigje pozitive Romës mbrëmjen e të martës, duke u transferuar përfundimisht në kryeqytetin italian, aty ku pritet të zbarkojë sot në orën 16:35, ndërsa do të firmosë edhe kontratën 5-vjeçare me klubin e drejtuar nga Fonseca me të cilët do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

 E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment