
TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë, duket se ka nxitur qeverinë të ndërmarrë masa të tjera shtrënguese.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kopshtet do të mbyllen pas datës 30 nëntor. Ndërkohë që nuk dihet nëse do të merren të njëjtat masa edhe për shkollat, të cilat ndryshe nga universitetet vazhdojnë mësimin në klasa.
Vetëm pak javë më parë, Dosja.al lajmëroi kufizimin e masave duke publikuar edhe orën policore të vendosur nga qeveria, e cila u njoftua vetëm pak ditë më pas nga Komiteti i Ekspertëve.
Deri më tani në vendin tonë janë shënuar më shumë se 29 mijë të intektuar nga pandemia e koronavirusit. Prej tyre kanë ndërruar jetë 637 pacientë, ndërsa çdo ditë janë shënuar mbi 600 të infektuar. Sipas ekspertëve, duhet të paktën një muaj që masat dhe kufizimet e marra të japin rezultat.
(k.m/dosja.al)