Politike

“Ç’do bësh nëse s’lirojnë zyrën?”, çudit Pjerin Ndreu: Çfarë prisni, të shkoj dhe të zihem me ta?! Kanë të drejtë

Ndreu ka deklaruar se Policia e Shtetit më 30 qershor nuk bëri si duhet punën e saj. Ai ka deklaruar se kryebashkiakët e djathtë janë të drejtën e tyre për mos lirimin e zyrave.
Featured image of article: “Ç’do bësh nëse s’lirojnë zyrën?”, çudit Pjerin Ndreu: Çfarë prisni, të shkoj dhe të zihem me ta?! Kanë të drejtë Pjerin Ndreu
Përditësuar:

Tiranë– I zgjedhuri për kryetar bashkie në Lezhë, Pjerin Ndreu ka deklaruar së fundmi se Policia e Shtetit nuk bëri si duhet punën e saj në qendra e votimit më 30 qershori. Në një lidhje telefonike me emisionin “Open” të Eni Vasilit, Ndreu u shpreh se ka disa vëretje për Policinë e Shtetit.

“Fushata ka shkuar shumë mirë, edhe pala tjetër është sjell mirë gjatë fushatës përveç ditës së votimit ku kishte përqëndruar në çdo qendër persona për të vëzhguar dhe bërë presion ndaj votuesve. Për këtë kam vërejtje edhe për policinë e cila është treguar shumë e dobët dhe nuk e ka bërë si duhet punën e saj”, tha Pjerin Ndreu.

Në lidhje me çështjen e shumëdebatuar për lirimin e zyrave nga kryebashkiakët e djathtë, Ndreu tha ndër të tjera se kjo nuk është puna e tij.

Çfarë më pyesni mua për këtë gjë, pyesni ata. Unë skam asnjë punë në këtë rast. Ata janë në të drejtën e tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Çfarë prisni t’ju them, që do të shkoj të zihem dhe përplasem me ta?!”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment