Politike

Rama: Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane!

Edi Rama u shpreh se është një fenomen i njohur në vendet ish-komuniste, dhe se të rinjtë nuk mund të largohen edhe nëse qeveria gjermane të vijë dhe të drejtojë vendin tonë.
Featured image of article: Rama: Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane! Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, ku edhe ka folur lidhur me fenomenin e largimit të të rinjëve nga Shqipëria. Ai u shpreh se është një fenomen i njohur në vendet ish-komuniste, dhe se të rinjtë nuk mund të largohen edhe nëse qeveria gjermane të vijë dhe të drejtojë vendin tonë.

PJESË NGA BISEDA:

Në valën e parë të pandemisë, ulët paketat e internetit, a do të ketë diçka të tillë?

Edi Rama: Do shikojmë sa është mundur në këtë fazë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është vënë re gjatë kohëve të fundit një numër i lartë i të rinjëve që duan të largohen jashtë vendit. Kërkoni mandatin e tretë, a keni një strategji për të ulur numrat?

Edi Rama: Fenomeni i largimit nga vendi nuk është shqiptar por është shtrirë në të gjithë Europën ish-komuniste dhe disa vende të BE. Psh. rasti i Portugalisë që ka pasur një periudhë të mirë reformash por ka regjistruar një numër largimesh që është goxha i konsiderueshëm. Ndërkohë që rrëfejmë gjithë transformin. Është shumë i madhe dhe shumë tërheqës. Sigurisht që nuk ka formula magjike dhe receta fuqibërëse. Përgjigjia është që do të bëjmë më të mirën tonë. Sigurisht që Shqipëria, Gjermani dhe tërheqëse sa ajo nuk bëhet dot pavarësisht se kush drejton dhe qeverinë gjermane ta sjellësh këtu nuk i bind dot. Ne do përballemi deri në fund me këtë sfidë. Jam gati ta debatoj me këdo. Shqipëria që duam për të rinjtë duhet të jetë më e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës, prandaj na duhet edhe mandati i tretë. E mora me spekticizëm këtë ftesë por rezultoi që nuk ishte profil falso.


LAJMI KRYESOR: Situata e COVID/ Rama: Dimër i vështirë, s’përjashtohen masa të tjera shtrënguese. Largimi i të rinjëve? Edhe qeverinë gjermane të sjellësh këtu, nuk ndryshohet

(k.m/dosja.al)

Shto Koment