Politike

‘Ç’do bëni me gazetarët e pakënaqur?’ Rama flet për paketën Antishpifje: Ta lexojnë njëherë ligjin, u ofroj dhe asistencë (VD)

I pranishëm në një konferencë me gazetarët në zyrat e OSBE-së në Vjenë, Rama u shpreh me ironi se ofron edhe ndihmesë në leximin e ligjit për të gjithë ata që ende se kanë lexuar.

AUSTRI– Kryeministri Edi Ram është shprehur se gazetarët e pakënaqur me ligjin Antishpifje duhet të lexojnë ligjin. I pranishëm në një konferencë me gazetarët në zyrat e OSBE-së në Vjenë, Rama u shpreh me ironi se ofron edhe ndihmesë në leximin e ligjit për të gjithë ata që ende se kanë lexuar.

Pjesë nga biseda

Gazetarja: Keni lënë pas gazetarë të pakënaqur për ligjin e ri të Antishpifjes. Si do ta kapërceni që Shqipëria të jetë më komode krah vendeve të tjera në OSBE?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Ne nuk jemi komod, por super komod, e them këtë pa zbukurime. Jemi super krenarë që e kemi marrë këtë përgjegjësi kaq të madhe dhe që Shqipëria sot është këtu. Ky është një vlerësim. Gazetarët e pakënaqur duhet të lexojnë ligjin. Kjo nuk është një çështje e OSBE-së. OSBE-ja e ka miratuar plotësisht paketën e kaluar në Kuvend. Jemi të gatshëm të ofrojmë kushte, asistencë të nevojshme për lexim që kush është i pakënaqur të lexojë ligjin. Përsa i përket pjesës së krizës politike, është tejkaluar fjala e madhe është një krizë artificiale e injektuar nga politika shqiptare nga njëra palë por është e rëndësishme që jemi në një process dakordësie lidhur me Reformën Zgjedhore. Kështu që nuk mendoj që në këtë familje prej 57 vendesh përfaqësojmë një vend me një krizë të veçantë.

Paketa Antishpifje është kundërshtuar nga dhjetëra shoqata të gazetarëve, si dhe nga ndërkombëtarët, por qeveria nuk ka marrë parasysh kritikat dhe miratoi ligjin në KuvendKy ligj është konsideruar si një çensurë ndaj fjalës së lirë nga gzetarët, të cilët zhvilluan edhe një protestë. “MOSnaPREKfjalën”, ishte slogani kryesor i protestës, ku u kërkua që të mos cënohej liria e shprehjes, pasi sipas tyre paketa Anti-shpifje bëhet me qëllim që të mbyllet goja e medieve.

Shto Koment