Sport

Casillas mbyll karrierën në futboll, Real Madrid e përshëndet me fjalët e veçanta: Më i miri në botë

Karriera e portierit është e ndarë në skuadrat e Real Madrid dhe Portos, ku me këto skuadra ai fitoi thuasje gjithçka.
Featured image of article: Casillas mbyll karrierën në futboll, Real Madrid e përshëndet me fjalët e veçanta: Më i miri në botë Iker Casillas

SPANJË– Portieri i Real Madrid, Iker Casillas vendosi të tërhiqet nga futbolli pas 22 vitesh. Përmes rrjeteve sociale ai ka vendosur ta japë lajmin e lamtumirës nga fusha e blertë.

Karriera e portierit është e ndarë në skuadrat e Real Madrid dhe Portos, ku me këto skuadra ai fitoi thuasje gjithçka. Ndërkohë që ndeshjen e fundit Casillas e luajti në muajin prill, duke i dhënë fund aktivitetit me ndeshjet profesionale të futbollit.

Ndërkohë që Real Madrid pas njoftimit të portierit, në faqën zyrtare e ka konsideruar atë si portierin më të mirë në historinë e  klubit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Iker Casillas në rrugëtimin e tij 22-vjeçar në fushën e blertë ka fituar një herë Kupën e Botës me Spanjën, dy herë Kampionatin Europian, pesë herë La Liga, si edhe tre herë Champions League me fanellën e madrilenëve.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment