Sport

CAS-i i bllokoi merkaton Partizanit, ja ku ka firmosur objektivi kryesor i “demave”

Lojtari kishte ndërprerë kontratën me Shkëndijën pas dy sezonesh në Tetovë dhe në këtë mënyrë ishte lojtar i lirë
Featured image of article: CAS-i i bllokoi merkaton Partizanit, ja ku ka firmosur objektivi kryesor i “demave” Skuadra e Partizanit

PRISHTINË-Objektivi kryesor i Partizanit këtë sezon ishte Gledi Mici, por ardhja e futbollistit u sfumua pas lajmit nga CAS. Lojtari kishte ndërprerë kontratën me Shkëndijën pas dy sezonesh në Tetovë dhe në këtë mënyrë ishte lojtar i lirë. Lojtari priti gjatë drejtuesit e kuq, por lajmi nga CAS bëri që mbrojtësi i krahut të firmosë me Prishtinën.

Edhe pse marrëveshja ende nuk është bërë zyrtare dhe pritet të përcaktohen edhe disa detaje të vogla, hedhja e të zezës mbi të bardhë mbetet formalitet.Te Prishtina Mici do të gjejë edhe Sabien Lilajn dhe Leonit Abazin, me të cilët ka luajtur te Skënderbeu deri pak vite më parë.Kontrata e Micit pritet të jetë njëvjeçare, edhe pse drejtuesit e Prishtinës këmbëngulin për marrëveshje dyvjeçare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment