Showbiz

Capital T më i dashuruar se kurrë?

Capital T ka ndarë dje ne llogarinë e tij në rrjete sociale, pamje nga pushimet në Maldive e kaq u desh për t'u përfolur se një vajzë e njohur e Showbizit ishte me të.
Featured image of article: Capital T më i dashuruar se kurrë? Capital T dhe Adrola Dushi
Përditësuar:

Tiranë – Verën që lamë pas u përfol për një lidhje romatike mes Capital T dhe Adrola Dushit. Pas publikimit të këngës “C’est la vie” të Capital T, ku protagoniste në videoklipin e këtij të fundit  ishte ish-missi, Adrola Dushi u  theksua që mes tyre bashkëpunimi është vetëm profesional .

E megjithatë, komentuesëve dhe fansave të të dyve nuk u duket kështu. Nisur nga postimet ne instagram duket se të dy publikojnë foto nga të njëjtat vende ndonëse nuk publikojne foto bashkë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas fotove të të dyve në ishull, nuk munguan as foto të të dyve në qytetin e New Yorku-t.

Ajo që i vuri kapak aludimeve ishte buqeta me trëndafila të kuq, që Adrola ndau natën e djeshme në rrjete sociale. Nën tingujt e këngës “Love me like you do”, Adrola duket sikur na dha sinjalin që diçka e bukur mes të dyve sapo ka nisur.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment