Showbiz

Capital T dedikim prekës për të ëmën pak ditë para lansimit të këngës së re “Fjalët e nënës”

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka njoftuar se do të lansojë këngën e re dedikuar nënës së tij. “Fjalët e nënës” mban titullin projekti i ri, për të cilin është duke punuar që një kohë të gjatë dhe duke realizuar një videoklip të veçantë.
Featured image of article: Capital T dedikim prekës për të ëmën pak ditë para lansimit të këngës së re “Fjalët e nënës” Capital T

TIRANË- Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka njoftuar se do të lansojë këngën e re dedikuar nënës së tij.

“Fjalët e nënës” mban titullin projekti i ri, për të cilin është duke punuar që një kohë të gjatë dhe duke realizuar një videoklip të veçantë.

Para lansimit të këngës së re, Capital T postoi një foto në llogarinë e tij të Instagramit duke bërë një dedikim për nënën e tij.

“Ekziston një butësi në dashurinë e një nëne ndaj një djali që tejkalon të gjitha afektet e tjera të zemrës. Të dua nënë përgjithmonë”- ka shkruar reperi.

Reagimet kanë qenë të shumta lidhur me postimin e artistit të njohur, marrë parasysh se prindërit janë pjesë e pandashme dhe më e rëndësishme e çdokujt.

Kënga “Fjalët e nënës” është pjesë e albumit të ri të reperit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(s.s/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment