LIVE UPDATES
Insights

Çanta me ëndrra somaleze

25 Prill 2019, 09:48 Nga DOSJA
Çanta me ëndrra somaleze

Një djalë i ri është gjetur sot në mëngjes nga barinjtë e Asim Zenelit, në një kanal, i ngrënë nga egërsirat.

Qentë dhe bishat e tjera të Antigonesë. Policia e Gjirokastrës tha se nuk ka patur shenja të tjera dhune! Kafshët e kanë ngrënë, por pasi është mbytur në kanal. Ka dashur të kalojë nga njëra anë e fushës në anën tjetër por ka rënë në llucë me çantën mbi shpinë.

S’ka dalë dot se nuk e dinte ç’ish lluca jonë. Mes errësirës i ziu njeri ka luftuar me vdekjen por ajo e ka mposhtur. Ka thirrur për ndihmë në të gjitha gjuhët e botës por i janë përgjigjur vetëm qentë, ujqit dhe çakenjtë që i kanë dhënë dorën e fundit.

Amaneti qënka dëgjuar në shqip nga barinjtë: “Mbeç more shok mbeç, në mes të Antigonesë! Të fala nënesë…” Kanë shkuar e i kanë hapur çantën sot në mëngjes policët dhe i kanë gjetur një dokument me fotografi lëshuar nga një kamp refugjatësh në Greqi.

I ziu djale quhej Abdurrahman Muhamet Isuf nga Somalia dhe ishte vetëm 25 vjeç. Çantën nuk e lëshonte nga dora edhe kur e kafshonin bishat. E kish mbushur me ëndrrra. Të gjitha europiane!

Kish paguar shtrenjtë që përmes Shqipërisë të shkonte në Itali. Aty kish kostumin që do vishte për foton sa të cekte Italinë! E t’ia çonte nënës. Shkonte udhë e pa udhë që të mos e kapte policia e Shqipërisë dhe ta nxirrte në mëngjes në televizor ashtu me shokët e tjerë ulur në tokë si qen! E ta njihte nëna a motra e të lemerisnin botën me të qara!

Ka besuar se shqipëtarët janë mikpritës dhe refugjatëve u japin bukë, kripë e zemër! Se edhe ata vetë kanë qënë vetëm pak vite më parë si ta dhe e nuk do kenë harruar Gramozin me borë e detin me dallgë plot me kufoma!

Por se ka ditur se shqipëtari harron shpejt ç’ka qenë! U ka besuar dritave në errësirë dhe ka pandehur se janë të shtëpive me ujë, bukë e shtrat të ngrohtë.

Por paskan qënë sy bishash! Ka besuar se kur të mësonin që ai ish Abdurrahman, që e kish baba Muhametin dhe stërgjysh Isufin, dyfish do jepnin strehë në tokë shqipëtare, sa të takonte një vëlla mysliman!

… Çfarë do të bëjë policia jonë me trupin e djaloshit 25 vjeçar nga Somalia?! Ta kthejë në kampin grek?! Ta fusë në frigorifer e të presë familjen të vije ta marrë?! Unë them të marre leje nga familja e tij e ta varrosë pranë “Asim Zenelit” dhe t’ë shkruajë si epitaf fjalët:

“Këtu prehet Abdurrahmani bashkë me çantën e tij të ëndrrave!”

E risjell këtë shkrim në nderim të kujtimit të 14 shtetasve afganë dhe somalezë të cilët i shtypi treni në Maqedoni tek flinin mbi shina në mesnatë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog abdurrahman muhamet isuf ilir kadia abdurrahman muhamet isuf ilir kadia

Sondazh

Poll
Insights 25 Prill 2019, 06:42

Struktura e një revolucioni diplomatik

Kanë kaluar rreth 60 vjet që kur filozofi dhe historiani Thomas Kuhn shkroi librin e tij influencues Struktura e Revolucioneve Shkencore. Teza e Kuhn ishte e th...

Insights 24 Prill 2019, 11:23

M’u dhimbse “Patriot”!

Sot m’u dhimbse “Patriot”!Në këto ditë të paqarta të politikës shqiptare, duke ndjekur aksionin politik të opozitës, m’u shfaq edhe Shpëtim Idrizi, duke bërë nj...

Insights 23 Prill 2019, 06:23

Kisha duhet të veprojë

Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste për mrekulli. Kur zjarrfikësit u futën pas zjarrit të tmerrshëm në katedralen e djegur Notre-Dame, mbetën me gojë h...

Insights 23 Prill 2019, 05:41

Këta po na vrasin!

Tiranë- Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga v...

Insights 22 Prill 2019, 05:17

Rritja e antagonizmave amerikano-gjermane

Megjithë trashëgiminë e tyre të përbashkët gjermane, Presidenti Donald Trump dhe Kancelarja Angela Merkel e përçmojnë njëri-tjetrin. Antagonizmi i tyre ë...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?