LIVE UPDATES
Sport

Camolese: “Testet me Italinë, përvojë unike. Një mundësi për të njohur veten”

17 Gusht 2021, 10:04 Nga DOSJA
Camolese: “Testet me Italinë, përvojë unike. Një

TIRANE – Ekipet përfaqësuese U-19 dhe U-18 të Shqipërisë, zhvilluan më 12 dhe 13 gusht dy miqësore në Koverçano, me përfaqësueset përkatëse të Italisë. Dy teste mjaft të vlefshme ndaj skuadrave që përfaqësojnë një nga shkollat më të mira të futbollit në botë, siç është ajo italiane. Si 18-vjeçarët, ashtu edhe 19-vjeçarët, bënë një paraqitje të mirë në dy miqësoret, ndonëse u mundën më rezultate minimale.

Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese, i cili ishte i pranishëm gjatë këtij grumbullimi, ka analizuar në një intervistë për Fshf.org ecurinë e miqësoreve dhe përfitimet që ekipet kuqezi kanë marrë nga kjo eksperiencë mjaft e mirë.

Cilat ishin objektivat e këtyre dy miqësore dhe a jeni i kënaqur me ecurinë e grumbullimit?

Objektivi ishte të ballafaqonim djemtë tanë me një kombëtare, që në këtë moment ka ekipe mjaft të mira për moshat. Këtë e dëshmon edhe fitorja e Europianit të fundit, por edhe me ekipet e moshave aktualisht Italia po bën paraqitje shumë të mirë. Kështu që qëllimi ishte të ballafaqonim djemtë tanë në aspektin teknik dhe t’u jepnim atyre mundësinë e një eksperience unike. Sepse djemtë tanë u stërvitën në të njëjtën fushë, ku janë stërvitur kampionët e Europës, janë njohur me ambientet e qendrës teknike të Koverçanos dhe besoj se në fund ka qenë një sukses si nga pikëpamja teknike, pasi skuadrat kanë bërë një paraqitje të mirë, ashtu edhe nga pikëpamja edukative dhe formuese.

Çfarë përfitimesh mund të themi se kemi marrë nga këto dy miqësore të ekipeve Kombëtare të moshave në Koverçano ndaj Italisë dhe për çfarë i kanë shërbyer më shumë?

Së pari, na kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer. Na vunë në dispozicion të gjithë qendrën teknike dhe na kanë ndihmuar për çdo gjë. Besoj se edhe kjo dëshmon faktin se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë shumë të forta dhe shumë miqësore. Djemtë tanë matën forcat me lojtarë, të cilët luajnë te Juventusi, Milani, Interi dhe kanë bërë një paraqitje të mirë në aspektin taktik. Ishin dy ndeshje shumë të ekuilibruara, sidomos e dyta. Në ndeshjen e parë kemi vuajtur pak më shumë, por ekipi u soll mirë në fushë. Ndërsa në sfidën e dytë kemi bërë një ndeshje shumë më të ekuilibruar dhe kemi marrë komplimente nga shumë vëzhgues, të cilët ndoqën miqësoren.

Kemi luajtur ndaj Italisë, që është një nga shkollat më të mira të futbollit në botë. Cilat janë diferencat që keni vënë re gjatë miqësoreve apo nivelit?

Siç kemi rënë dakord edhe me presidentin Duka kemi menduar të punojmë për zhvillimin e mëtejshëm të gjithë futbollit shqiptar, duke kërkuar bashkëpunim me klubet, me trajnerët me synimin për të pasur një ide të përbashkët të lojës, që vjen nga turnetë e mëdha që shohim dhe mbi të gjitha, nga mundësia për t’u dhënë të gjithë lojtarëve shansin për t’u matur me të tjerët dhe për të garuar në nivele të larta. Kjo mundësi që duhet të kenë futbollistët shqiptarë për t’u matur me skuadra të nivelit të lartë, sigurisht që do t’i ndihmojë të rriten. Këtë herë kishim zgjedhur Italinë, por do të ishte bukur që djemtë të ballafaqoheshin edhe me Spanjën, Gjermaninë, etj., në mënyrë që të kenë gjithmonë teste të nivelit të lartë.

Çfarë impresionesh keni për lojtarët e grumbulluar dhe a keni evidentuar elementë interesantë që mund t’i vlejnë ekipeve kombëtare për të ardhmen?

Përshtypjet ishin të mira për të dyja grupet, por janë djem që po rriten. Ishte eksperienca të mira për ta, por duhet të qëndrojnë më këmbë në tokë. Kjo është vetëm shkalla e parë, do të kenë përpara shumë pengesa për të kaluar dhe kjo duhet të jetë një pikënisje për të pasur stimujt e duhur për të vazhduar punën e mirë me klubet e tyre. Ata duhet të dinë se federata dhe trajnerët e ekipeve kombëtare i monitorojnë me kujdes të gjithë dhe presim rritjen e tyre të mëtejshme.

Cilat janë planet për të ardhmen dhe objektivat e ekipeve kombëtare në turnetë zyrtarë? Çfarë keni programuar për rritjen e ekipeve kombëtare të moshave?

Objektivi ynë është të punojmë ngushtë me shkollat, me projektet brenda shkollave, për t’i njohur të gjithë me punën e federatës, të klubeve, për t’i njohur me futbollin në të gjitha zonat. Të përmirësojmë e të fuqizojmë edhe më tej zyrat tona rajonale, të përmirësojmë përmes shkollës së trajnerëve cilësinë e trajnerëve tanë, pra të punohet në disa drejtime njëherësh. Është e qartë se për t’ia arritur qëllimit kemi nevojë për bashkëpunimin e të gjitha klubeve. Duke pasur bashkëpunimin e tyre do të jetë e lehtë të përmirësohet niveli i futbollit shqiptar dhe t’u japim djemve në Shqipëri një mundësi për t’u bërë të njohur dhe për t’u vlerësuar.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ekipet përfaqësuese u-19 dhe u-18 të shqipërisë giancarlo camolese interi juventusi milani ekipet përfaqësuese u-19 dhe u-18 të shqipërisë giancarlo camolese interi juventusi milani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni