Politike

Cakaj tregon pse nuk vendosi maska e doreza kur shkoi në Itali: Jam në shtëpi tani, do izolohem për 14 ditë

Cakaj tha se shkoi pa maskë dhe doreza pasi ishte i rrethuar nga persona që kishin zbatuar masat mbrojtëse.
Featured image of article: Cakaj tregon pse nuk vendosi maska e doreza kur shkoi në Itali: Jam në shtëpi tani, do izolohem për 14 ditë Gent Cakaj në Itali

TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka folur sot për udhëtimin në Itali që i kushtoi shtrenjtë, pasi do qëndrojnë pëer 14 ditë në karantinë. I ftuar sot në emisionin “Real Story”, Cakaj tha se shkoi pa maskë dhe doreza pasi ishte i rrethuar nga persona që kishin zbatuar masat mbrojtëse.

Ai u shpreh se po qëndron në shtëpi, në bazë të urdhrit të qeverisë për të qëndruar 14 ditë në vetëizolim për këdo që kthehet nga vendet e prekura nga covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fakt çështja e maskës ka qenë keqkuptimm i brendshëm. Unë atje kam qenë i rrethuar nga njerëz që kanë zbatuar masat mbrojtës. Kam shkuar për të dëshmuar jo vetëm mbështetjen për Italianë, por dhe mbështetjen si shtet me Italinë. Unë jam në karantinë se ky është një rregull nga qeveria. Të gjithën shtetasit që kthehen duhet të qëndrojnë një karantinë për 14 ditë”, u shpreh Cakaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment