Politike

Cakaj takon Grenellin në Shtëpinë e Bardhë: Për sqarim, s’ka marrëveshje të fshehtë dhe as plan për ndarjen e Kosovës

Cakaj shkruan se  ka patur një takim të shkëlqyer dhe ka biseduar rëndësisë që ka marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.
Featured image of article: Cakaj takon Grenellin në Shtëpinë e Bardhë: Për sqarim, s’ka marrëveshje të fshehtë dhe as plan për ndarjen e Kosovës Gent Cakaj dhe Richard Grenell

SHBA- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar sot një takim me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në Facebook, Cakaj shkruan se  ka patur një takim të shkëlqyer dhe ka biseduar rëndësisë që ka marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Më tej minsitri në detyrë shton se sqaron të gjithë se s’ka marrëveshje të fshehtë dhe as plan për ndarje të Kosovës dhe as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme.

Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës! ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS 🇦🇱🇺🇸!” shkruan Cakaj.

Cakaj takimin e ka mbajtur të fshehtë, ndërkohë një ditë më parë mediat në Kosovë kanë hedhur dyshime se është dërguar nga Rama për të negociuar me Grenellin për marrëveshjen e Kosovës me Serbinë. Nga ana tjetër takimi që ishte planifikuar të mbahej në datën 27 qershor mes Kosovës dhe Serbisë është shtyrë pas publikimit të aktakuzave për Thaçin dhe Veselin. 

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Cakaj takon Grenellin në Shtëpinë e Bardhë: Për sqarim, s’ka marrëveshje të fshehtë dhe as plan për ndarjen e Kosovës

  1. Xhino, e kape fikun? Rritu Xhino se ta kapen fikun te tjeret….

Shto Koment