Politike

Cakaj pret në zyrë kryekomunarët e Drenasit dhe Skënderajt, ja temat e rëndësishme për të cilat diskutuan

Gent Cakaj ka pritur sot në zyrë kryekomunarët e Skënderajt dhe Drenasit. Temë takimi kanë qenë drejtësia në pastërtinë e luftës së UÇK, rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe domosdoshmëria e ruajtjes së pakicës shqiptare në Bujanovc.
Featured image of article: Cakaj pret në zyrë kryekomunarët e Drenasit dhe Skënderajt, ja temat e rëndësishme për të cilat diskutuan Cakaj me kryekomunarët e Drenasit dhe Skënderajt

KOSOVË -Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me kryekomunarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin. Në një postim në Facebook, Cakaj ka zbuluar, temat kryesore të bisedimit, të cilat ishin puna e deritanishme, në Drenicë, drejtësia në pastërtinë e luftës së UÇK dhe rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Njëkohësisht pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe domosdoshmëria e ruajtjes së pakicës shqiptare në Bujanovc. Cakaj e ka cilësuar këtë si detyrë historike dhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Cakaj gjithashtu vlerësoi sakrificën e familjeve Lladrovci dhe Jashari, të cilën e konsideroi si burim frymëzimi për shqiptarët kudo që ndodhen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen“, shkruan Cakaj.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment