Politike

Cakaj përshëndet marrjen e presidencës së BE nga Gjermania: Do bashkëpunojmë fort për përmbushjen e detyrimeve për anëtarësimin

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ka përshëndetur marrjen e presidencës 6 mujore të Bashkimit Europian nga Gjermania. Ai ka vlerësuar rolin e Gjermanisë për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka shtuar, se do të bashkëpunojë fort me palën gjermane për përmbushjen e detyrimeve për anëtarësimin.
Featured image of article: Cakaj përshëndet marrjen e presidencës së BE nga Gjermania: Do bashkëpunojmë fort për përmbushjen e detyrimeve për anëtarësimin Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass

TIRANË- Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka përshëndetur marrjen e presidencës 6 mujore të Bashkimit Europian nga Gjermania. Në një postim në Facebook, Cakaj shkruan, se do të punojë fort me Presidencën Gjermane, për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Cakaj ka vlerësuar rolin e Gjermanisë, në politikat për zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera ministri i Jashtëm ka theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Postimi i Cakaj

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjermania tashmë ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian 🇩🇪🇪🇺! Përderisa nën Presidencën Kroate është arritur vendimi historik për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare. Mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor: me Presidencën Gjermane të Këshillit, ndërkaq, do të punojmë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kryerjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme për përparimin e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE. Vlen, natyrisht, të theksohet se liberalizimi i vizave me Republikën e Kosovës është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian në rajon në përgjithësi! Shqipëria do të vazhdojë me përkushtim të plotë punën e pakursyer për anëtarësim në BE 🇦🇱🇪🇺!

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment