Politike

Cakaj përgjigjet për të gjitha…por jo për Tsipras

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj gjatë një konference për shtyp u shpreh se do t'i përgjigjej të gjitha pyetjeve të tyre. Përjashtim bën rasti i kryeministrit grek Aleksis Tsipras.
Featured image of article: Cakaj përgjigjet për të gjitha…por jo për Tsipras Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe ministri Gent Cakaj

TIRANË– Ditën e sotme ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një takim me gazetarët komentoi raportin e DASH për Shqipërinë.

Pas fjalës së tij, Cakaj priti pyetje nga gazetarët duke shtuar gjithmonë se ishte i gatshëm t’ju përgjigjej pasi ndodhej në pozicionin e një llogaridhënësi.

Gazetarja: Sa mendoni që ky raport i DASH do të ndikojë në çeljen e negociatave?

Cakaj: Kjo pyetje nuk lidhet drejtpërdrejt me temën që jemi duke diskutuar, megjithatë do të përgjigjem për të qënë transparent dhe komunikativ. Jam këtu për të dhënë llogari. Përmbushja e kriterevë vlerësohet nga raporti që do të publikohet në maj.  Pra kemi të bëjmë me dy raporte të ndryshme.

Por gjithë ky “zell”, Cakaj iu ndërpre kur njëra nga gazetaret e pranishme i kërkoi një koment lidhur me “kërcënimin” që kryeministri grek Aleksis Tsipras bëri ndaj Shqipërisë nga Rumania.

“E kam lexuar me shumë vëmendje raportin e DASH dhe nuk përmenden problemet e pronësisë apo ato të fqinjësisë. Unë jam këtu vetëm për t’ju përgjigjur këtij raporti,”-tha Cakaj.

Për ironi të gazetares të cilës nuk iu përgjigj, në fund të konferencës Cakaj shtoi: Vazhdimi i kësaj konference varet nga pyetjet tuaja. Unë nuk largohem pa iu përgjigjur gjithësecilit, një nga një.

Edhe ministër i Punëve të Jashtme (në detyrë) Cakaj ngurroi të komentonte deklaratat e Tsipras. Megjithatë kryeministri grek duket se e kishte seriozisht kërcënimin e bërë për pengimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë. Tek e fundit, një votë kundër mjafton…

(k.m./dosja.al)

Shto Koment