Politike

Tërmeti në Turqi, qeveria shqiptare: Thellësisht të tronditur, jemi me vëllezërit tanë turq

Më tej shton se në këto momente të vështira është afër turqëve dhe mendimet dhe lutjet shkojnë për jetët e humbura. Ndërkohë pas tij ka ardhur një reagim dhe nga Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, e cila shkruan se lutet që të ketë sa më pak viktima.
Featured image of article: Tërmeti në Turqi, qeveria shqiptare: Thellësisht të tronditur, jemi me vëllezërit tanë turq Gent Cakaj, Ministër në detyrë, Olta Xhaçkka dhe pamje nga tërmeti në Turqi

TIRANË- Minsitri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas tërmetit që tronditi Turqinë. Në një reagim në mediat sociale, Cakaj shprehet shumë i tronditur për situatën që është krijuar në turqi. Më tej shton se në këto momente të vështira është afër turqëve dhe mendimet dhe lutjet shkojnë për jetët e humbura.

I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë. Lutuni për Turqinë”, shkruan Cakaj. Por ndryshe nga Hashim Thaçi që premtoi ndihmë, Cakaj përveç lutjeve nuk ofron asgjë më shumë për qeverinë turke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë pas tij ka ardhur një reagim dhe nga Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, e cila shkruan se lutet që të ketë sa më pak viktima. “Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan Xhaçka. 

Tërmeti lëkund Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 14 persona të vdekur.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Tërmeti në Turqi, qeveria shqiptare: Thellësisht të tronditur, jemi me vëllezërit tanë turq

  1. Me te vertete keqardhje per popullin turk, por nuk di te kem vella anadollak. Nese Cakaj ka vellezer atje, duhet te flase per vete, sepse si historian qe jam turqit i njoh per psuhtues dhe jo vellezer qe u kthyen nga kurbeti. Keshtu qe ky anadollaku dhe te tjere si ky, keto cilesimet vellazerore le ti mbaje per vete. Mund te thoshte per popullin "MIK", pavaresisht se edhe per kete do kisha dyshime, por ne nje kohe te tille fatkeqesish do ta pranoja kete cilesim, ndersa per VELLEZER TURQ, kush e di qe MAMAJA, OSE E GJYSHJA KA PASUR HISTORI ROZE ME TA, LE TA MBAJE PER PERSONALE

Shto Koment