Rajoni

Cakaj kërkoi ndihmë për babanë me COVID, gazetari: Më hoqën nga puna për ty! Po jam gati të fal dhe ta jap gjakun

Gazetari Ylli Dylgjeri me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur i gatshëm që të japë gjakun e tij, edhe pse u pushua nga puna për një poezi që kishte bërë për asokohe ministrin Gent Cakajn.
Featured image of article: Cakaj kërkoi ndihmë për babanë me COVID, gazetari: Më hoqën nga puna për ty! Po jam gati të fal dhe ta jap gjakun Ylli Dylgjeri dhe Gent Cakaj

TIRANË– Ditën e sotme, ish-ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj kërkoi ndihmë për babain e tij, i cili kishte nevojë për gjak. Gazetari Ylli Dylgjeri me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur i gatshëm që të japë gjakun e tij, edhe pse u pushua nga puna për një poezi që kishte bërë për asokohe ministrin Gent Cakajn.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Z. Cakaj! Kam Unë gjak A+ mbi 50 antitrupa. Jam gati të të dhuroj sa të duash, megjithëse prej mëse dy vjetësh. Po mas rrugët pa punë, sepse u pushova për shkak të një poezie meme që bëra për ju. Unë jam gati ta fal, dhe ta jap gjakun. Ju a jeni gati te merrni gjakun e një rebeli kundër Rilindjes? Apo nuk të le kryeministri…? Po e deshe, te lokali “Akropoli” në bllok më ke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gent Cakaj bëri thirrje për ndihmë gjatë ditës së sotme, për një plazmë gjaku e grupit A pozitiv për babain e tij, pasi është infektuar me COVID-19. Pak orë më vonë, bëri me dije se gjaku ishte siguruar duke falenderuar ata që e kishin ndihmuar. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment