Politike

Cakaj jep LAMTUMIRËN E FUNDIT si ministër! Falenderon vetëm një person, lavde tek profili i YURI KIM: Nder të punoja me ju!

Genc Cakaj ka dhënë lamtumirën e tij duke falenderuar publikisht vetëm ambasadoren Yuri Kim. Kjo e fundi pas lajmit se Cakaj dha dorëheqjen nga posti, i dedikoi një postim ku shprehte vlerësim për të.
Featured image of article: Cakaj jep LAMTUMIRËN E FUNDIT si ministër! Falenderon vetëm një person, lavde tek profili i YURI KIM: Nder të punoja me ju!

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm në detyrë Genc Cakaj ka dhënë lamtumirën e tij duke falenderuar publikisht vetëm një person. Bëhet fjalë për ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Kjo e fundi pas lajmit se Cakaj dha dorëheqjen nga posti, i dedikoi një postim ku shprehte vlerësim për të.
Sot ish-ministri Cakaj i ka kthyer përgjigje, duke mos i kursyer falenderimet për diplomaten amerikane, duke e cilësuar nder punën me të.
Ka qenë një nder absolut të punoja me ju, Ambasadore! Shqipëria sot është një vend më i mirë për shkak të miqve të jashtëzakonshëm si ju! Mirënjohës për qëndrimin dhe mbështetjen tuaj shumë bashkëpunuese! Ju uroj më të mirat, Genti,”-shkruan Cakaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gent Cakaj dha dorëheqjen ditën e djeshme për t’u zëvendësuar nga Olta Xhaçka. Në vend të kësaj të fundit, është caktuar ish-zv.kryeministri, Niko Peleshi.

Shto Koment