Aktualitet

Moti i keq bllokon anijet në Durrës, në Dardhë nis kriposja e rrugëve/ Shirat dhe erërat do na shoqërojnë gjithë ditën, shi dhe reshje dëbore

Moti i keq ka përfshirë territorin e Shqipërisë. Shirat dhe erërat kanë qënë të pranishme gjatë paradites dhe pritet të jenë dhe në orët në vijim.
Featured image of article: Moti i keq bllokon anijet në Durrës, në Dardhë nis kriposja e rrugëve/ Shirat dhe erërat do na shoqërojnë gjithë ditën, shi dhe reshje dëbore Pamje nga Dardha dhe foto ilustruese

TIRANË– Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin! Dita ka nisur me vranësira, shira dhe erëra të forta. MeteoAlb lajmëroi se një pjesë e mirë e zonës malore do ketë edhe reshje dëbore.

Ky mot ka shkaktuar probleme në lëvizjen e trageteve.Dallgët deri në 5 ballë kanë bërë që 2 tragetet e linjës Durrës-Bari të nisen me rreth 5 orë vonesë dhe ka bllokuar disa anije dhe peshkatore në port.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmja përmirëson kushtet e motit duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 14°C.Era do fryjë e fortë paradite por intesiteti i saj ulët gjatë pasdites me shpejtësi deri 50-55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

(a.b)/dosja.al

  • 13:56

    Dëbora zbardh Dardhën, nis kriposja e rrugëve, kërkohet kujdes nga shoferët: Vini gomat e dimrit

    Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq, me shi dhe reshje dëborë. Përveç parkut kombëtar të Llogarasë edhe fshati turistik i Dardhës në Korçë është përfshirë nga reshjet e para të dëborës për këtë vit.

    Por moti i keq nuk ka kaluar pa probleme. Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, në segmentin rrugor të Dardhës trashësia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12. Në terren kanë dalë kamionët që po punojnë me kriposjen dhe hapjen e rrugëve, ndërsa shoferëve u bëhet thirrje që të pajisen me gomat e dimrit.

  • 11:10

    Deti i trazuar, nisen me 5 orë vonesë tragetet e linjës Durrës-Bari, ndalohet lundrimi për peshkarexhat

    Foto ilustruese

    Moti i përkeqësuar në Shqipëri ka shkaktuar probleme edhe në portin e Durrësit. Dallgët deri në 5 ballë kanë bërë që 2 tragetet e linjës Durrës-Bari të nisen me rreth 5 orë vonesë. Lundrimi ishte parashikuar në mesnatë por për shkak të motit të keq u vendos që nisja të bëhej pas pesë orësh. Ndërkohë që edhe për shkak të motit të keq është ndaluar edhe lundrimi i anijeve të tonazhit të vogël dhe peshkatoret të bllokuara në port.

Shto Koment