Aktualitet

Çadrën me vete! Përkeqësohet moti këtë javë, shi dhe erë e acartë. E enjtja dhe e premtja premtojnë ditë me diell

Parashikimi i motit 16 nentor 2020.
Featured image of article: Çadrën me vete! Përkeqësohet moti këtë javë, shi dhe erë e acartë. E enjtja dhe e premtja premtojnë ditë me diell Foto ilustruese

TIRANË– Këtë javë moti do të pësojë ndryshime. Kështu ditën e hënë kthjellimet e mëngjesit do t’i lënë vendin dendësimit të vranësirave të cilat në pjesën bregdetare do të pasohen nga shi i dobët.

Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe. Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohëshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të enjten dhe të premten do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore. Sa i përket temperaturave do të pësojnë ndryshime të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment