Sport

“Cadena Ser” lëshon “bombën” e rradhës: Messi është i lodhur në Barcelonë, do të largohet në vitin 2021

Është kjo dëshira e yllit argjentinas i cili kur të ketë mbushur 34-vjeç do të kërkojë të provojë një eksperiencë të re, pasi te blaugranat nuk ka më stimuj
Featured image of article: “Cadena Ser” lëshon “bombën” e rradhës: Messi është i lodhur në Barcelonë, do të largohet në vitin 2021 Lionel Messi-Futbollist i Barcelonës

BARCELONË– “Cadena Ser” lëshon bombën e merkatos. Sipas radios spanjolle Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën pasi në vitin 2021 kur t’i përfundojë marrëveshja do të largohet me parametër zero. Është kjo dëshira e yllit argjentinas i cili kur të ketë mbushur 34-vjeç do të kërkojë të provojë një eksperiencë të re, pasi te blaugranat nuk ka më stimuj.

Sipas programit El Larguero në Cadena Ser, drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2023 6-herë fituesit të Topit të Artë, por Messi tashmë e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur të respektojë kontratën aktuale me Barçën për t’u larguar pas një viti me 0 euro. Se çfarë pritet të ndodhë me të ardhmen e Messit kjo mbetet për t’u parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment