Politike

Bylykbashi përsërit kërkesat për “Zgjedhoren”: Kërkojmë qeveri tranzitore, me Ramën s’ka zgjedhje të lira

Bylykbashi u shpreh se opozita kërkon qeveria tranzitore
Featured image of article: Bylykbashi përsërit kërkesat për “Zgjedhoren”: Kërkojmë qeveri tranzitore, me Ramën s’ka zgjedhje të lira Oerd Bylykbashi, ish-deputet i PD

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili është dhe anëtar në Këshillin Politik, ka treguar sot edhe njëherqë kushtet e opozitës për Reformën Zgjedhore. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Bylykbashi u shpreh se opozita kërkon qeveria tranzitore

Ish-deputeti i PD-së tha se mazhoranca nuk e ka vullnetin për të bërë zgjedhje të ndershme. “Para zgjedhjeve duhet një qeveri tranzitore që të shmangë krimin elektoral, manupulimin e listave të zgjedhjeve.

Këto norma që i kërkon dhe ODIR nuk bëhet dot me Edi Ramën kryeministër, kjo pasi Edi Rama nuk luan pastër në një fushë të barabartë”, u shpreh ndër të tjera demokrati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh online pas disa javësh pushim prej koronavirusit. Bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Hajdari informuan lidhur me ecurinë e komisionit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment