Politike

Bylykbashi i pakënaqur nga ndërkombëtarët: Ishin garantë për konsensus, për ne ndryshimet e sotme janë vija e kuqe

Bylykbashi u shpreh se ndryshimet janë bërë pa konsensusin e opozitës, duke shtuar se ndërkombëtarët dolën garant për marrëveshje.
Featured image of article: Bylykbashi i pakënaqur nga ndërkombëtarët: Ishin garantë për konsensus, për ne ndryshimet e sotme janë vija e kuqe Oerd Bylykbashi

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, që është edhe anëtar i opozitës në Këshillin Politik është shprehur se ndryshimet kushtetuese nga Edi Rama janë vija e kuqe. Në një intervistë në Syri TV, Bylykbashi u shpreh se ndryshimet janë bërë pa konsensusin e opozitës, duke shtuar se ndërkombëtarët dolën garant për marrëveshje.

Rama bëri një marrëveshje me 21 korrik për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo është çështje substanciale, Rama është i kapur pas pushtetit. Është gati të shkojë kundër faktorit ndërkombëtar”, shtoi ish-deputeti.

PJESË NGA DEKLARATA

Ishin ata ndërkombëtarë që morën ata iniciativë që na çoi te marrëveshja e 5 qershorit. Ishin ata garantë që u miratua ajo marrëvëshje kështu siç është. Ishin ata që kërkuan kodifikimin e marrëveshjes së 5 eqershoit deri të Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, që kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Po ku është Rama? Rama bëri një marrëveshje me 21 korrik për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo është çështje substanciale, Rama është i kapur pas pushtetit. Është gati të shkojë kundër faktorit ndërkombëtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sigurisht askush nuk e merr sëriozisht Ramën, por është objekt tallje dhe qeshje. Por ça bëri Edi Rama. Tha do grisim marrëvëshjen Pak ditë më pas doli me një letër nga çeta e deputetëve të vetë që ishte një propozim i shkruar kokë e këmbë nga Rama. Ajo që ka bërë sot ka dëmtuar të gjithë marrëveshjen e 5 qershorit. Ajo që bëmë mbrëme ishte të ishim konkret, të hapnim listën, të mos ndryshojë rregullat e lojës midis kundërshtarëve.

Por Rama ka lënë një precedent të rrezikshëm afatgjatë… Ne kemi një pozicionim të fundit nga Sekretari I Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Pas takimit me ambasadorët, opozita nuk pranon asnjë ndryshim në nenet që mbrohen nga marrëvëshja e 5 qershorit. Ai pret të deformojë në Kodin Zgjedhor modelin prej 17 vitesh të koalicioneve parazgjedhore. Për ne kjo është vijë e kuqe kushtetuese.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment