Politike

Bylykbashi del nga takimi i KP/ S’tërhiqemi nga kërkesa jonë! Koalicionet kështu siç janë, dhe lista 100% realisht të hapura!

VIDEO
Koalicionet e pandryshuara dhe listat 100% të hapura, janë dy kërkesat e PD, dhe një ekspertizë nga OSBE/ODIHR, siç edhe është rënë dakord më herët.
Featured image of article: Bylykbashi del nga takimi i KP/ S’tërhiqemi nga kërkesa jonë! Koalicionet kështu siç janë, dhe lista 100% realisht të hapura! Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi

TIRANE- Partia Demokratike kërkoi asistencën e OSBE/ODIHR për mosdakordësitë e Këshillit Politik. Pasi doli nga mbledhja, Oerd Bylykbashi i shoqëruar nga përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, tha se nuk është PD që po bojkoton Këshillin, si dhe vuri edhe “pikat e kuqe” që nuk preken. Koalicionet e pandryshuara dhe listat 100% të hapura, janë dy kërkesat e PD, dhe një ekspertizë nga OSBE/ODIHR, siç edhe është rënë dakord më herët.

“Ne sollëm sot kërkesën zyrtare të opozitës për zgjidhjen e mekanizmit përmes marrëveshjes së 14 janarit, ku thuhet se kur palët nuk gjejnë zgjidhje kërkojnë një ekspertizë nga OSBE/ODIHR. PS kërkon të ndryshojë gjithçka që ka qenë gjithnjë njësoj. Kërkesa është zyrtare, ne e presim sot. I japim kohën për të reflektuar. Sapo Gjiknuri të reflektojë ne jemi këtu. Koalicionet të qendrojnë siç janë derisa të japë një rekomandim OSBE/ODIHR. Kemi bërë një kërkesë zyrtare. 14 janari është themeli i Këshillit. Në mbledhje Gjiknuri tha se nuk jemi dakord për OSBE/ODIHR”.,-tha Bylykbashi.

I pyetur për draftin e ri të PS, Bylykbashi tha se listat duhet të hapen “realisht 100%”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse nuk ka konsensus i drejtohemi OSBE/ODIHR. Koalicionet siç janë dhe lista 100% realisht të hapura. Këtu s’jemi në parlament që të vendosin ata!”,-tha Bylykbashi.

Opozita e bashkuar ka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit Politik, pas depozitimit të draftit të ri të Partisë Socialiste ku pranohet pjesërisht kërkesa e PD e LSI për hapjen 100% të listave, por kushtëzohet hapja me votimin preferencial. PS në një draft të ri, kërkon renditje preferenciale të kandidatëve nga votuesit në lista, e po ashtu edhe pragun 3% për koalicionet dhe partitë. PD e quan këtë ndërhyrje të PS, një ndryshim të rregullave të lojës, duke kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. PS thotë se OSBE jep mendime për produkte konkrete, ndërsa PD e LSI u larguan nga mbledhja.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment