Aktualitet

“By*ë pa larë”, me fshesë në dorë, gruaja dhunon dhe tërheq zvarrë të shoqin në mes të Pogradecit, ai ja plas të qarit (Video)

Videoja është bërë virale dhe tregon një grua që tërheq zvarrë bashkëshortin e saj në mes të qytetit për ta futur brenda në shtëpi.
Featured image of article: “By*ë pa larë”, me fshesë në dorë, gruaja dhunon dhe tërheq zvarrë të shoqin në mes të Pogradecit, ai ja plas të qarit (Video) Momenti kur gruaja tërheq të shoqin zvarrë dhe i gjuan me fshesë

Një video ku shihet një grua që dhunon të shoqin është bërë virale ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit dhe është filmuar nga qytetarë të rastit. Gruaja me emrin Elsa (siç dëgjohet në video) shikon të shoqin të shtrirë në rrugë dhe dëgjohet që i thotë të ngrihet dhe të shkojë në shtëpi.

Mirëpo burri në video nuk lëviz dhe siç shihet mezi e mbajnë këmbët. Ndoshta nga pija, ndoshta është vrarë, kjo gjë nuk kuptohet nga pamjet. Ndërkohë gruaja me emrin Elsa me fshesë ne dorë vazhdon ta godasë dhe t’i gjuajë me shkelma për ta çuar në shtëpi. Në një moment dëgjohet teksa i thotë edhe “by*ë pa larë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një sekuencë të videos, kur burri i shtrirë kupton se po filmohet ja plas të qarit me zë dhe nuk e ngre kokën nga trotuari i rrugës ku e kishte mbështetur. Disa nga fqinjët dalin dhe e qortojnë gruan që të mos e rrahë, sepse sipas tyre do shkojë vetë në shtëpi, por ajo i shmang dhe vazhdon me të sajën. Në fund të dy futen tek hyrja e pallatit, ku mesa duket edhe banojnë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment