Rajoni

Buzhala hedh akuza të forta: Thaçi dhe Rama janë të ndikuar nga Rusia, edhe unë jam hetuar

Buzhala ka deklaruar se Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë të ndikuar nga Rusia.
Featured image of article: Buzhala hedh akuza të forta: Thaçi dhe Rama janë të ndikuar nga Rusia, edhe unë jam hetuar Berat Buzhala

Tiranë- Gazetari Berat Buzhala në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për ndikimin rus në Kosovë dhe Shqipëri.

Buzhala tha se shumë gazetarë janë hetuar nga qeveria e Kosovës si të dyshuar për lidhje me Rusinë. “A jeni dhe ju pjesë e kësaj liste?”,- e pyeti Alfred Peza, Berat Buzhalën.

Buzhala e pohoi se edhe ai ka qenë një ndër gazetarët që është hetuar por theksoi se Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë të ndikuar nga Rusia.

“Ka vetëm një vend në Ballkan që është plotësisht në ndikimin e Rusisë. Ai vend është Serbia dhe ka dy lider që janë plotësisht nën ndikimin rus. Ato lider janë Thaçi dhe Rama që kanë raporte miqësie me presidentin e Serbisë, Vuçiç”, tha Buzhala.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë maxhoranca shqiptare hodhi një tjetër hap kundër ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla depozitoi në Kuvend projekt-rezolutën për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare. Nënvizohej se ndërhyrja ruse në Shqipëri është burimi kryesor i dezinformimit në Evropë dhe që është dyfishuar që nga janari 2019.

J.V/Dosja.al

Shto Koment