Ekonomi

Buxheti 2020/ ‘Ka probleme’, Ahmetaj s’i kursen kritikat ndaj Ballukut: Janë bllokuar projektet, pamundësi financimesh

Kryetari i këtij Komisioni dhe njëkohësisht ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka nxjerr në pah se projektet që kanë nisur nuk po financohen nga "Infrastruktura" duke sjellë edhe probleme.
Featured image of article: Buxheti 2020/ ‘Ka probleme’, Ahmetaj s’i kursen kritikat ndaj Ballukut: Janë bllokuar projektet, pamundësi financimesh Belinda Balluko dhe Arben Ahmetaj

TIRANË– Mungesa e investimeve në infrastrukturën e vendit ka sjellë debate mes ministrive dhe deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë.

Kryetari i këtij Komisioni dhe njëkohësisht ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka nxjerr në pah se projektet që kanë nisur nuk po financohen duke sjellë edhe probleme.

“Milot-Balldreni nuk financohet vitin tjetër, Orikumi financohet me 300 milionë, Banja me 52 milionë; by-pass i Tepelenës 300 milionë. Shtyhen proceset fizike për shkak të pamundësisë së financimeve. Drejtoresha sot iu tha se do t’ju sjellim një tabelë për gjithë çfarë pyetët,”-tha Ahmetaj në fjalën e tij.

Pasardhësja e tij, Anila Denaj ka pranuar ndryshimin e afateve të pagesave por është shprehur se diçka e tillë nuk pengon në funksionimin e tyre.

“By pass-i i Fierit megjithëse përfundon në 2021 sot rruga është funksionale dhe nuk ndikon. Në këtë aspekt ka shkurtuar kohë, ka rritur mundësinë për më tepër turizëm. Dhe by pass-i i Vlorës, Qukësit, i Shkodrës si edhe i Tepelenës janë rrugë në proces, të cilat nuk përfundojnë brenda vitit që flasim.”

Megjithatë ajo ka kërkuar që për më shumë detaje të pyetet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në cilësinë e institucionit përgjegjës.

“Do të kemi dhe ministren e infrastrukturës dhe mund t’ja bëni të njëjtën pyetje nëse do të dëshironi,”– ka shtyuar Ahmetaj. 

buxhetin e ri për vitin 2020, qeveria nuk ka parashikuar që të investojë në asnjë projekt të ri në infrastrukturë. Për vitin që pritet të vijë, do të përfundojnë vetëm projektet e nisura si” rruga e Arbrit, Milot- Balldren etj. Edhe në mbledhjen e djeshme, mes Ahmetajt dhe Denaj është zhvilluar i njëjti debat. Ish-ministri u shpreh se duheshin shtuar investimet në infrastrukturë, pasi ato ishin lënë si përparësi nga kryeministri Edi Rama.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment