LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Butrinti, privatit?! E paparë, e padëgjuar në botën e qytetëruar!”

5 Nëntor 2019, 08:41 Nga DOSJA
“Butrinti, privatit?! E paparë, e padëgjuar në botën e

TIRANË- Çështja e dhënies së Butrintit me koncesion e ka prekur si profesioniste por edhe si  qytetare.

Biseda më të në Dita vjen pasi, disa ditë më parë shefi i bordit “Fondi Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim”, Michael Granoff dorëzoi pranë Ministrisë së Kulturës “Planin e menaxhimit të integruar të Butrintit”!

Madje ministrja Elva Margariti dhe Granoff  dolën përballë gazetarëve ku folën për draftin në përgjithësi duke u ndalur tek anët pozitive sipas tyre.

Studiuesi Moikom Zeqo, reagoi në Dita duke e konsideruar këtë një vendim skandaloz, ndërkohë arkeologia Etleva Nallbani, nëpërmjet kësaj interviste e konsideron këtë hap të institucioneve shtetërore të paimagjinueshëm dhe të pa papranueshëm.

“Si mund të jem unë dakord me një gjë të tillë, të paparë e padëgjuar në botën e qytetëruar?! U drejtohem profesionistëve, arkeologëve, specialistëve të trashëgimisë kulturore, studentëve po ashtu dhe banorëve në masën më të gjerë. I kuptoj thellësisht dhe vuaj së bashku me ta frustrimin e këtyre viteve të vështira, të cilat në vend të ushtrimit të dijes në të mirë të trashëgimisë arkeologjike, na kanë vënë përpara presionesh dhe situatash absurde. Por duhet gjetur përsëri forcë e kurajo për të dalë nga amullia, e duhet kuptuar se ka vetëm një rrugë të drejtë. Ne si profesionistë kemi përgjegjësi. Instancave drejtuese qofshin shqiptare apo ndërkombëtare, u drejtohem thjeshtë: MOS LINI NAM!” – shprehet Nallbani.

Më poshtë intervista e saj për DITA botuar numrin e sotëm.

-Znj.Nallbani, Fondacioni Amerikan i Zhvillimit ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës një draft për Menaxhimin e Integruar të Parkut të Butrintit. Në media është komentuar si një dhënie e Butrintit me PPP. Si e komenti këtë nismë?

T’ju them sinqerisht, e pata shumë të vështirë të vendos t’i përgjigjem pyetjeve tuaja. Çështja më duket shkelje flagrante dhe duke diskutuar mbi të, duket sikur e legjitimon… Unë draftin nuk e njoh, por në parim shpreh habi shumë të madhe, sepse Butrinti është një Park Kombëtar, ka ndërkohë një bord që e menaxhon prej vitesh, jo vetëm arkeologjinë por edhe natyrën përreth Butrintit. Parku i Butrintit është një pasuri botërore në listën e UNESCO-s, vitrinë e arkeologjisë dhe turizmit shqiptar, ka më shumë vizitorë dhe prodhon më shumë të ardhura nga gjithë sitet dhe monumentet në Shqipëri.

Një nismë e tillë, pra termi PPP të cilës ju i referoheni, ka më shumë lidhje me botën e biznesit se sa me botën shkencore dhe të trashëgimisë… Nuk e kuptoj arsyen e një ndërmarrjeje të tillë. Butrinti është vendbanim i trashëgimisë shqiptare dhe një veprim i tillë, pra dhënia në menaxhim privatëve, vetëm e varfëron dhe degradon marrëdhënien e shqiptareve me trashëgiminë e tyre historike e kulturore.

Sa për rikujtim, çfarë vlerash ka Butrinti?

Më duket si e kotë të flasim këtu për vlerat që ka Butrinti, kur ndërkohë ai është në listën e UNESCO-s… Megjithatë për t’i rikujtuar vlerat i ka të shumëfishta, si në aspektin territorial ku gjithë areali i mbrojtur është shumë i rëndësishëm: ka biodiversitetin në kuadrin e liqenit dhe të një territori shumë të gjerë të mbrojtur; po ashtu në aspektin e trashëgimisë kulturore, ka monumente arkeologjike që përfaqësojnë një jetëgjatësi të rrallë historike, që nga periudha arkaike deri në atë veneciane e osmane; ka një nivel shumë të lartë të ruajtjes së monumenteve, ku kemi kryevepra të arkitekturës antike.

Veçoj Teatrin dhe tempujt antikë, baptisterin e jashtëzakonshëm paleokristian, citadelen veneciane, fortifikimet, po ashtu janë monumentet e fushës së Vrinës, kisha me kompleksin në Diaporit, e sa e sa të tjera! Nuk është një monument i vetëm, por është një qytet me territorin e tij, ndër shekuj. Këtu madje përfitoj të nxjerr në pah punën e madhe të Institutit të Monumenteve për ruajtjen dhe konservimin e tyre, për vite me radhë; po ashtu Butrinti mbart një histori të kërkimit arkeologjik shumë të pasur dhe të gjatë, gati 100 vjeçare, që vetëm Butrinti dhe Apollonia mund ta kenë; e kanë zbuluar figura të rëndësishme të arkeologjisë botërore dhe shqiptare dhe ka qenë shkolla për breza të tërë arkeologësh të rinj nga Shqipëria, por edhe nga shumë vende të Ballkanit dhe Europës.

Pra e thënë shkurt fare, Butrinti i sotëm është rezultat i një punë shumë të madhe, kombëtare dhe ndërkombëtare; akumulim dhe aplikim dijesh të shumë studiuesve dhe restauratorëve prej një shekulli. I gjithë ky background kërkon me patjetër që edhe vendimet që merren për të, të jenë shumë të matura dhe të integrojnë gjithë këtë dije të akumuluar. Butrinti me territorin e tij, është pasaportë Europiane për Shqipërinë, si për nga aspekti i trashëgimisë kulturore, po ashtu edhe turistike dhe ekonomike. T’ia japësh privatit në menaxhim një PASURI të tillë, është e pakonceptueshme. Butrinti është histori suksesi dhe jo dështimi. Suksesi duhet t’i mbetet shqiptarëve.

-A ka pasur konsultime me specialistë të fushës. Ju apo kolegë tuajt janë kontaktuar për të marrë mendim?

Nuk e di nëse janë pyetur profesionistët, por mendoj se të parët që duhen konsultuar janë institucionet dhe arkeologët që punojnë në Butrint. Sidoqoftë, në kontekstin e sotëm, duke parë se çfarë ndodh në arkeologji jo vetëm me Butrintin, por dhe në shumë probleme të tjera, pushteti s’e ka problem t’i gjejë nja dy-tre arkeologë për ta konsideruar çështjen si të diskutuar dhe për të gjetur mbështetje…

-Dhe cili do të ishte mendimi juaj, keni rastin ta thoni në shtyp?

Mendimi im është kryekëput profesional, bazuar në sistemin e vlerave të institucioneve të kërkimit dhe trashëgimisë evropiane dhe i qëndroj deri në fund këtyre parimeve. E përsëris, pasi jam shprehur edhe më parë: në gjithë botën e qytetëruar sitet arkeologjike janë pasuri e përbashkët, menaxhohen nga profesionistë të arkeologjisë dhe trashëgimisë. Këto vendbanime, të këtij niveli të jashtëzakonshëm, ku kryhen zbulime të programuara nga profesionistët, janë shkolla profesionale për brezat e rinj; janë burime të pashtershme për rinovimin e narracionit historik të kulturave europiane, përgjatë mijëvjeçarësh. Këto vendbanime arkeologjike apo monumente, apo muze, janë burime të ardhurash ekonomike dhe krenarie historike për komunat dhe banorët në radhë të parë, nëpërmjet turizmit dhe aktiviteteve të tjera që gjenerojnë marrëdhënie kolektive dhe të ardhura të qëndrueshme. Këto asete, janë “thesari i shtetit” të shqiptareve, mqse po flasim për pasuri kombëtare. Janë pikërisht këto shtyllat e trashëgimisë kulturore kombëtare, burim krenarie dhe ekonomie. Është e paimagjinueshme, detyrimisht i papranueshëm për këdo, të pranojë forma të tilla “menaxhimi” të pasurisë së përbashkët.

Si mund të jem unë dakord me një gjë të tillë, të paparë e padëgjuar në botën e qytetëruar?! Është e pakuptueshme se si një shtet “lufton” të heqë dorë nga 1 milion euro (sikurse thuhet shifra) në vit… që i vijnë në saje të historisë cilësore që trashëgojnë këto troje, në rastin konkret Parku i Butrintit.

Ky që parashikohet të bëhet me Butrintin është një eksperiment, dhe nëse do të shohësh se si funksionon eksperimenti me futjen e privatit, merr një sit të dorës së dytë, ku nuk shkon asnjeri ose shumë pak vizitorë, jepja privatit dhe vëzhgo se sa i aftë është privati të rrisë të ardhurat dhe vizitueshmerinë… POR kurrsesi bazuar në transformimin e vendbanimeve në bare e restorante, sikurse ishte rasti i pretendimeve për shembull në kalanë e Lezhës. Por, për çfarë arsye u dashka t’i japësh privatit një vendbanim të tillë, si i Butrintit, që përfaqëson jo thjesht një “monument”, por një rajon të tërë, të një rëndësie ndërkombëtare (rikujtoj UNESCO), i cili sjell ndërkohë të ardhurat më të mëdha nga gjithë parqet e tjera?! Çfarë t’u themi shqiptarëve?! Ja ashtu, ne si struktura shtetërore të cilëve na keni besuar trashëgiminë tuaj arkeologjike, vendosëm sot në 2019, që gjithë këtë pasuri shpirtërore, kulturore, ekonomike, t’ia japim disa privateve ta menaxhojnë?!

Çështja shtrohet, a dëshiron organizmi rregullator i jetës sonë, që quhet SHTET, të kthejë trashëgiminë në motor zhvillimi, me impakt në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë, apo kërkon ta përdorë si mjet fitimi të një grushti njerëzish? Ky organizëm, duhet të përpiqet e luftojë fort që të forcojë strukturat kërkimore dhe të mirëmbajtjes së trashëgimisë, me qëllimin e vetëm zhvillimin e trashëgimisë kulturore, të cilën e kemi shumë të pasur. Dhe ky nuk është një term abstrakt apo i vështirë për t’u kuptuar apo zbatuar. Është thjesht një vullnet politikëbërës, bazuar në ligje të drejta dhe struktura administrative e kërkimore, në mënyrë që trashëgimia arkeologjike, natyrore, etnografike dhe e formave të tjera, të gjenerojë sa më shumë të ardhura që t’i kthehet shumëfish komuniteteve, qendrore dhe rajonale, qofshin profesionale apo banorëve e vizitorëve, dhe kjo në mënyrë të qëndrueshme. Këtë bën Europa, këtë duhet të bëjmë dhe ne.

-Çfarë rrezikohet nëse jepet me PPP?

Rreziku është shumë i madh. Së pari, menaxhimi bëhet nga njerëz jo ekspertë. Profesionistët nuk gjejnë më fushën e tyre të studimit dhe nuk punësohen. Shkëputet lidhja e shqiptarëve (profesionistë të trashëgimisë apo banorë të profesioneve të tjera) me vlerat e krijuara ndër shekuj. Sot gjithnjë e më tepër Europa po zhvillon shumë projektet territoriale, në mënyrë që trashëgimia të konsiderohet si hallkë organike e jetës së banorëve, e cila u sjell të ardhura duke i bërë krenarë për të shkuarën e tyre dhe duke i lidhur në mënyrë organike me “savoir faire” (pra dijen) e akumuluar ndër shekuj.

Kjo zhvillon ekonomikisht komunitetet dhe i lidh ata, duke gjetur interesa morale, kulturore dhe ekonomike që të mos lënë vendin, qytetin apo fshatin, sidomos në vende si ky i yni, që po zbrazet me ritme të frikshme. Nga ana tjetër, implikimi në qendrat e trashëgimisë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, zejtari, gastronomi, bujqësi etj, ndikon në përpunimin e shijeve të banorëve, në mënyrë që të preferojnë trashëgiminë dhe natyrën, përpara betonit dhe fitimit të shpejtë, detyrimisht në kurriz të trashëgimisë shekullore.

Rreziku është edhe më i madh në sistemin e përgjithshëm të kontrollit dhe menaxhimit të trashëgimisë. Pas Butrintit i vjen radha gjithë vendbanimeve të tjera të mëdha, Apollonisë, Bylisit, Shkodres etj etj. Më kujton e gjitha kjo, hartimin e një liste kalash dhe monumentesh për t’u dhënë privateve në përdorim, qysh në kohën e qeverisë së shkuar dhe që kthehet e rikthehet si gogol gjatë këtyre viteve… Mund t’i vijë radha Muzeve, mund t’i vijë radha objekteve të kulturës materiale, ikonave, objekteve arkeologjike etj … Pra, t’i jepen privatëve në menaxhim gjithë pasuritë e trashëgimisë kombëtare, me fjalë të tjera, rrezikon të zhvishen shqiptarët si komunitet, nga trashëgimia e tyre historike. Rrezikohet të SHTHURET sistemi i trashëgimisë.

-Keni një mesazh për ministren e Kulturës, pasi dhënia me PPP e Butrintit do ta bëjë që të mbahet mend…

U drejtohem profesionistëve, arkeologëve, specialistëve të trashëgimisë kulturore, studentëve po ashtu dhe banorëve në masën më të gjerë. I kuptoj thellësisht dhe vuaj së bashku me ta frustrimin e këtyre viteve të vështira, të cilat në vend të ushtrimit të dijes në të mirë të trashëgimisë arkeologjike, na kanë vënë përpara presionesh dhe situatash absurde.

Por duhet gjetur përsëri forcë e kurajo për të dalë nga amullia, e duhet kuptuar se ka vetëm një rrugë të drejtë. Ne si profesionistë kemi përgjegjësi, e cila nuk mund të kufizohet thjesht me “gërmimin”, të cilin edhe atë të ushtruar në mungesa politikash shtetërore. Kemi një përgjegjësi më të madhe, është shoqërore, ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen e trashëgimisë së vendit. E pra, duhet të investohemi fort! Shqiptarët, europianet e më gjerë na i kanë besuar ne trashëgiminë arkeologjike të kësaj pjesë të Ballkanit, t’ua mbrojmë e transmetojmë brezave, akoma më të pasuruar.

Instancave drejtuese qofshin shqiptare apo ndërkombëtare, u drejtohem thjesht: MOS LINI NAM! Boll eksperimentet me Shqipërinë! Iniciativa të tilla, krijojnë çarje të thella në sistemin e trashëgimisë dhe rrezikojnë degradimin e shpejtë me pasoja fatale.

-Çfarë po ndodh sot me arkeologjinë shqiptare. Duket se ka një stanjacion?

Arkeologjia shqiptare sot, reflekton situatën e përgjithshme ekonomike dhe sociale si dhe politikëbërjen. Investimet e shtetit shqiptar në gërmimet arkeologjike janë pothuajse inekzistente dhe shkatërrimet e siteve arkeologjike po bëhen një realitet i zakonshëm.

-Ju vetë ku jeni duke gërmuar dhe cili është ai vend që ka ende të dhëna të pazbuluara?

Site të pazbuluara ka shumë. Edhe ato që kujtojmë se i njohim, me gërmimet e reja arkeologjike të brezave të rinj duke aplikuar metoda të reja shkencore, dhe me programe multidisiplinare, e pasurojnë shumë më tepër historinë dhe bëjnë ta shohësh e gjykosh ndryshe.

Për të dhënë një shembull, edhe mbi Butrintin që thamë se ka 100 vjet që gërmohet, ekzistojnë shumë të panjohura mbi fazat arkaike, apo klasike, apo të fillimeve të Mesjetës, e jo më për site të tjera, ku në shumë prej tyre gërmimet arkeologjike kanë qenë minimale ose nuk janë kryer ndonjëherë. Të zbulosh një vendbanim, me komponentët e tij dhe ta studiosh duhen kushedi sa vite me stafe të kompletuara profesionistësh.

-Zonja Nallbani, Shqipëria ka qenë pranë dy qytetërimeve botërore siç është ai grek dhe romak ku ka lënë shumë gjurmë në kulturën tonë. Po ne a kemi diçka tonën që dallon nga këto dy qytetërime?

Territori ynë është i përfshirë në Mesdhe, në marrëdhënie  të ndërsjellta të panumërta me qytetërime të rajonit, por Ilirët kanë vendin e tyre, sikurse popujt e tjerë, Daket, Traket, Keltet etj; kanë kulturën e tyre materiale, besimet e tyre pavarësisht se kulturat sunduese ishin grekë e më pas romakë. Arbërit po ashtu, sikurse Kroatët, apo Bullgarët a Serbët etj, kanë vendin e tyre, megjithëse kulturat sunduese ishin ato bizantine, veneciane e më pas osmane. Nuk na mjafton neve, gjithë kjo trashëgimi e pasur dhe e larmishme në të gjitha format, dhe përsëri kërkojmë të jemi ndryshe?!  Unë do thoja që ne do dallojmë nga të tjerët, kur të respektojmë, integrojmë dhe mirëtrajtojmë gjithë këtë trashëgimi që posedojmë, me standarde europiane.

-A ka motiv një i ri sot që të studiojë arkeologji?

Ka dy anë kontradiktore këtu. Nga njëra anë të rinjtë jetojnë në një territor që ka një potencial të madh të trashëgimisë arkeologjike, duke filluar nga prehistoria deri në periudhën osmane. Të mos harrojmë edhe trashëgiminë industriale, ku të gjitha këto të ndërthurura me trashëgiminë natyrore, e bëjnë Shqipërinë një nga rajonet më të pasura të Europës. Nga ana tjetër, të rinjtë që studiojnë arkeologji, e shohin që nuk kanë të ardhme, sepse institucionet universitare apo të kërkimit, restaurimit e menaxhimit, funksionojnë me stafe shumë të ngushta e të limituara, ku të rinjtë nuk i bashkëngjiten dot, nuk integrohen dot. Prandaj në këtë kuadër, është shumë e vështirë t’i motivosh të rinjtë.

Marrë nga Gazeta Dita  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture butrinti etleva nallbani butrinti etleva nallbani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni